Aktualitet

Nuk ndalet dhuna në Vlorë, arrestohen dy persona, njëri rreh gruan, tjetri kunatën

Policia ka vënë në pranga dy persona, pasi akuzohen për dhunë në familje.
Featured image of article: Nuk ndalet dhuna në Vlorë, arrestohen dy persona, njëri rreh gruan, tjetri kunatën Foto ilustruese

VLORË- Dhuna në familje nuk ka të ndalur në qytetin e Vlorës, pasi një ngjarje e rëndë u shënua mesditën e sotme, ku një 56-vjeçar vrau me sëpatë gruan e tij Laureta Sulo 44-vjeçe.Policia ka vënë në pranga dy persona.

Të arrestuarit janë shtertasit me iniciale G. A., 56 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij (bashkëshortes së vëllait) për motive të dobëta.

I arrestuari tjetër është shtetasi me iniciale F. K., 23 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 16.06.2019, në banesë në lagjen “15 Tetori” dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, për motive të dobëta.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment