Bota

Nuk ndalen protestat në Jeruzalem, përplasje të dhunshme dhe tensione pritet te vazhdojnë edhe ditët e ardhshme

Palestinezët hodhën gurë, ndezën zjarre dhe shkatërruan barrikadat e policisë në rrugët që çonin në portat e rrethuara me mure të Qytetit të Vjetër, ndërsa oficerët përdorën granata dhe topa uji për t’i zmbrapsur ato
Featured image of article: Nuk ndalen protestat në Jeruzalem, përplasje të dhunshme dhe tensione pritet te vazhdojnë edhe ditët e ardhshme Pamje nga protesta

JERUZALEM-Përplasje të reja kanë shpërthyer midis policisë izraelite dhe palestinezëve në vendin e xhamisë Al-Aqsa në Jeruzalem, përpara një marshimi të planifikuar nacionalist hebre.

Palestinezët hodhën gurë, ndezën zjarre dhe shkatërruan barrikadat e policisë në rrugët që çonin në portat e rrethuara me mure të Qytetit të Vjetër, ndërsa oficerët përdorën granata dhe topa uji për t’i zmbrapsur ato raporton BBC.

Qindra palestinezë dhe më shumë se 20 policë izraelitë janë plagosur në përleshjet gjatë tre ditëve të fundit dhe gjithashtu ditën e sotme pritet të ketë dhunë akoma më të fortë pasi është Marshit vjetor i Flamurit të Ditës së Jeruzalemit e cila nga palestinezët konsiderohet si një provokim i qëllimshëm.

 

Gjykata e Lartë e Izraelit do të mbante një seancë dëgjimore të hënën në apelin e më shumë se 70 personave kundër një urdhri dëbimi në favor të një organizate vendosëse hebreje në rrethin Shejh Jarrah të Jeruzalemit Lindor, por seanca u shty për shkak të trazirave.

Palestinezët duan Jeruzalemin Lindor si ndërsa  Izraeli pretendon të gjithë qytetin si kryeqytetin e tij të përjetshëm, të pandashëm. Aneksimi i tij i seksionit lindor ende nuk është njohur ndërkombëtarisht.

(E.K/dosja.al)

Shto Koment