Rajoni

Nuk ndalen protestat në Greqi, disa persona të maskuar gjatë natës, djegin makina dhe filiale banke

Më konkretisht si fillim ata kanë djegur një makinë policie në Keratsini. Më pas në zonën e Neos Kosmos, ata sulmuan dhe thyen degën e një banke, ndërsa në Holargos i vunë flakën një automjeti që i përkiste një kompanie telefonike. Zjarri u përhap shpejt në një masë të madhe dhe si pasojë dogji dhe dy automjete, një i përkiste një oficeri policie. 
Featured image of article: Nuk ndalen protestat në Greqi, disa persona të maskuar gjatë natës, djegin makina dhe filiale banke Pamje nga trazirash

GREQI-Protestat në Greqi kanë vijuar të dhunshme. Sipas CNN, gjatë natës së djeshme, preson të maskuar i kanë vënë zjarrin disa bankomateve të qytetit dhe kanë shkaktuar shkatërrime.

Më konkretisht si fillim ata kanë djegur një makinë policie në Keratsini. Më pas në zonën e Neos Kosmos, ata sulmuan dhe thyen degën e një banke, ndërsa në Holargos i vunë flakën një automjeti që i përkiste një kompanie telefonike. Zjarri u përhap shpejt në një masë të madhe dhe si pasojë dogji dhe dy automjete, një i përkiste një oficeri policie.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në Patissia , ata i vunë flakën një bankomati (ATM) dhe pak më vonë në Kallithea ata dogjën përsëri një ATM , i cili ndodhej në hyrje të bankës, duke shkaktuar dëme materiale. Ata ndaluan në Nea Makri , ku shkaktuan dëme në kamerat e sigurisë të një dege banke.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment