
BJELLORI- Protestat kundër presidentit Aleksadër Lukashenko vazhdojn. Sipas mediave të huaja, mijëra qytetar kanë dalë në rrugët e kryeqytetit bjellorus Misk për të protestuar, ndërkohë që policia iu është përgjigjur duke arrestuar disa prej tyre.
Bëhet e ditur se ditën e djeshme janë arrestuar 345 persona dhe gjithashtu policia ka përdoruar granta shpërthyese për të shpërndarë turmën.
Opozita ka organizuar protesta të rregullta që nga gushti, duke akuzuar Presidentin Alexander Lukashenko për manipulimin e zgjedhjeve për të zgjatur kontrollin e tij 26-vjeçar në pushtet. Ai mohon mashtrimin elektoral dhe ka refuzuar të japë dorëheqjen. Tubimet në rrugë u ndezën përsëri pas vdekjes së një protestuesi 31-vjeçar anti-qeveritar Roman Bondarenko, i cili ndërroi jetë në spital në fillim të këtij muaji, pas kësaj demonstruesit thanë se ishte rrahur rëndë nga forcat e sigurisë. Ministria e brendshme e mohoi përgjegjësinë për vdekjen e Bondarenko, duke thënë se ai u vra në një përleshje me civilët.
(k.a/dosja.al)