Bota

Nuk ndalen bjellorusët, paralajmërojnë protestë gjigande për dorëheqjen e Lukashenkos

Opozita ka bërë thirrje që protestuesit të mblidhen pasditen e kësaj të diele në Sheshin e Pavarësisë, në manifestimin e ashtuquajtur “Marshi për bashkimin”
Featured image of article: Nuk ndalen bjellorusët, paralajmërojnë protestë gjigande për dorëheqjen e Lukashenkos Pamjet nga protestat ne Bjellorusi

BJELLORUSI– Një numër i madh demonstruesish pritet të mblidhen sot në Bjellorusi për të kërkuar dorëheqjen e presidentit Aleksander Lukashenko, gati një muaj pas zgjedhjeve tepër të diskutueshme.

Opozita ka bërë thirrje që protestuesit të mblidhen pasditen e kësaj të diele në Sheshin e Pavarësisë, në manifestimin e ashtuquajtur “Marshi për bashkimin”, me demonstrata të ngjashme të planifikuara gjithashtu në qytete të tjera bjelloruse. Kujtojmë se demonstratat e së dielës së kaluar kanë tërhequr qindra mijëra njerëz, pavarësisht ndalimin e organizimeve të tilla.

Një ditë më parë agjentët e sigurisë në kryeqytetin Minsk arrestuan dhjetëra njerëz, kryesisht studentë, në fundjavën e katërt të protestave. Në një marshim të veçantë, mijëra gra brohorisnin “duart larg fëmijëve”.

Ndërkohë, një aktiviste e lartë e opozitës tha se ajo ishte strehuar në Poloni pas kërcënimeve nga forcat e sigurisë së Bjellorusisë.

Qytetarët sikurse edhe shumë media ndërkombëtare thonë se zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit janë manipuluar për të lejuar Lukashenkon të qëndrojë ende në detyrë. Protestuesit, aktivistët e të drejtave të njeriut dhe vëzhguesit kanë akuzuar policinë e trazirave për shtypjen brutale të marshimeve paqësore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Protestuesit bëjnë thirrje jo vetëm për dorëheqjen e Lukashenkos, por edhe për lirimin e të burgosurve politikë, zgjedhje të reja dhe ndjekjen penale të trupave policore për dhunën e ushtruar.

Lukashenko ka ardhur në pushtet që prej vitit 1994, ndërsa akuzuar kombet perëndimore për ndërhyrje. Deri më tani lideri bjellorus ka shmangur çdo dialog me opozitën duke pretenduar se ka fituar zgjedhjet e 9 gushtit.

Që prej datës 9 gusht, ditë kur u zhvilluan zgjedhjet presidenciale, nisën  protestat anti -qeveritare në Bjellorusi. Fitues rezultoi Lulkashenko përballë kandidates së opozitës, Sviatlana Tsikhanouskaya, por BILD zbuloi se zgjidhjet ishin të manipuluara dhe kjo gjë nxorri popullin në protestë. Liderët e Europës dhe SHBA-ja nuk i kanë njohur këto zgjedhje, dhe këtu hyri në lojë OSBE-ja, kryesimin e të cilës e ka kryeministri Edi Rama këtë vit.  Në cilësinë e kreut të OSBE-së, Rama ka propozuar një dialog të hapur dhe konstruktiv mes tij, Kryetares së ardhshme të OSBE-së, Ministres së Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde dhe qeverinë e përfaqësuesit e opozitës së Bjellorusisë. Por Lukashenko është i vendosur për të mos u larguar nga pushteti.

Burim: BBC 

A.C/Dosja.al

Një Koment në “Nuk ndalen bjellorusët, paralajmërojnë protestë gjigande për dorëheqjen e Lukashenkos

  1. I vetmi popull që është shëndrruar në lepuj jemi ne shqiptaret.

Shto Koment