Aktualitet

Nuk ndalen gjobat kundër bizneseve, Policia e Tiranës: Kemi ndëshkuar edhe tre subjekte, kanë shkelur protokollet e COVID

Policia e Tiranës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Featured image of article: Nuk ndalen gjobat kundër bizneseve, Policia e Tiranës: Kemi ndëshkuar edhe tre subjekte, kanë shkelur protokollet e COVID Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Tiranës ka ndëshkuar sot 3 shtetas, pasi kanë shkelur protokollet e sigurisë së COVID-19. Në një njoftim për mediat bën me dije se Policia ka gjobitur me 3 milionë Lekë secilin, dy pronarë lokalesh.

Ndërkohë bëhet me dije se është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë, shtetasit S. L., pronar i një restoranti, pasi u konstatua duke zhvilluar ceremoni festive duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

NJOFTIMI I POLICISË

Vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Evidentohen tre raste të shkeljes së protokolleve të sigurisë. Ndëshkohen me nga 3.000.000 lekë gjobë dy shtetas dhe me 1.000.000 lekë një tjetër, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, kanë konstatuar dy ambiente në të cilët ushtrohej aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shërbimet e Policisë u kanë vendosur pronarëve të subjekteve, shtetasve A. C. dhe E. S., masën administrative 3.000.000 lekë secilit. Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 i kanë vendosur masën administrative 1.000.000 lekë, shtetasit S. L., pronar i një restoranti, pasi u konstatua duke zhvilluar ceremoni festive duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Më herët gjatë ditës, Policia ka informuar se janë ndëshkuar dhe biznese në qytete të tjera. Sipas uniformave blu të gjithë bizneset që kanë marrë gjobë kanë shkelur protokollet e sigurisë dhe kanë rrezikuar jetën e të tjerëve. 

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment