AktualitetPolitike

Nuk ndalen festat! Të rinjtë socialistë harbohen sërish në kohë pandemie, Ahmetaj u druhet videove: Kujdesuni të mos qarkullojë asgjë

VIDEO
Sipas FaxNews, në festë është edhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, i cili ka dhënë dhe porosi të prerë. Ministri Ahmetaj u jep porosi të pranishmëve që të bëjnë kujdes dhe të mos lejojnë qarkullimin e videove dhe fotove të sotme.
Featured image of article: Nuk ndalen festat! Të rinjtë socialistë harbohen sërish në kohë pandemie, Ahmetaj u druhet videove: Kujdesuni të mos qarkullojë asgjë

TIRANË– Të rinjtë socialist nuk ndalojnë së harbuari! Pavarësisht rregullave të vendosura nga Komiteti Teknik për ndalimin e grumbullimeve, një tjetër video, pas asaj të Librazhdit, është publikuar nga Faxweb, ku shihet se se të rinjtë socialist festojnë në një ambient të mbyllur me muzikë të lartë, ku distancimi social, është gjëja e fundit që mendohet të ruhet.

Sipas FaxNews, në festë është edhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, i cili ka dhënë dhe porosi të prerë. Ministri Ahmetaj u jep porosi të pranishmëve që të bëjnë kujdes dhe të mos lejojnë qarkullimin e videove dhe fotove të sotme.

“Ju lutem kujdesuni që asnjë video apo foto e sotme të mos qarkullojë, se na rrëzon komplet diskursin që kemi për takimet e opozitës,”- thuhet në mesazh.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më herët, pas takimit të kryeministrit Edi Rama në Librazhd të rinjtë e partisë ia nisën festës. Menjëherë pas përfundimit të takimit, të rinjtë socialistë kanë organizuar një party dhe Brixhilda Biçaku (Drejtore e Drejtorisë së Urbanistikës Bashkia Librazhd), i “këshillonte” që asnjë foto dhe video të mos dalë dhe të bëhet publike.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment