DiasporaRajoni

‘Nuk mund të qëndroj më këtu’ Salih Mustafa braktis sallën e gjyqit, kryetarja urdhëron rikthimin e tij

Mbrojtësja e viktimave, Anni Pues tha se pikë së pari me rregullën 68, parimet e parashikuara kanë të bëjnë më praninë e të akuzuarit dhe po të shihet paragrafin 1, ai gjykohet në praninë e tij.
Featured image of article: ‘Nuk mund të qëndroj më këtu’ Salih Mustafa braktis sallën e gjyqit, kryetarja urdhëron rikthimin e tij Salih Mustafa

HAGË– Pas pushimit disa minutësh të seancës së gjyqit ndaj Salih Mustafës në Hagë, kryetarja e trupit gjykues, Mapi Feld-Folia tha se ky i fundit nuk dëshiron të jetë i pranishëm më në gjykim.

Është bërë paraqitja fillestare, zoti Mustafa është në dijeni të faktit që në parim prania e tij është e nevojshme, nuk është këtu, por në parim kërkohet të rri dhe një pjesë e rëndësishme është se ka heq dorë nga e drejta për të qenë i pranishëm me vullnetin e tij të lirë”, ka deklaruar gjykatësja.

Mbrojtësja e viktimave, Anni Pues tha se pikë së pari me rregullën 68, parimet e parashikuara kanë të bëjnë më praninë e të akuzuarit dhe po të shihet paragrafin 1, ai gjykohet në praninë e tij.

Për mendimin tonë është mospërfillje e qartë dhe mungesë respekti për viktimat që ai largohet. Por ky është parimi dhe qëllimi i rregullës që të jetë i pranishëm, kur është i lirë i akuzuari duhet të tregoj arsye për mosprezencë, nëse nuk është i lirë dhe paraqitet në paragrafin 4, në fund të paragrafin d thuhet qartë se të gjitha këto kushte duhet plotësuar dhe në diskrecion të trupi gjykues nëse prania e tij, për ta urdhëruar ose jo të jetë i pranishëm”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, avokati Julius Von Boné, që mbron të akuzuari, tha se nuk mund të thotë që do të jetë gjë e zakonshme kjo, por sot ndodhi si ndodhi dhe nuk mund të thotë diçka për të ardhmen. Kurse, tha se çdo herë do të ketë një dokument nëse i akuzuari dëshiron të jetë i pranishëm apo nuk do të jetë, apo do jetë me videolink.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjykatësja, Mappie Veldt-Foglia ka dhënë urdhër verbal sigurimit që të kthejnë në seancën ku po mbahet gjykimi, ish-komandantin e UÇK-së, Salih Mustafa.

Ajo më tej kërkoi nga avokati mbrojtës Julius von Bone, që të informoj klientin e tij se në seancat e ardhshme nuk do ta lejojë të përdorë gjuhë jo respektuese.


Lajmi kryesor/ Nis gjyqi i parë ndaj UÇK-së, Salih Mustafa deklarohet i pafajshëm, prokurori: Të gjitha viktimat e tij ishin shqiptarë

(d.a/dosja.al)

Shto Koment