LIVE UPDATES
Bota

“Nuk mund të festojmë akoma.” Si e ‘eliminoi’ Zelanda e Re Covid-19 me izolimin në kohën e duhur

28 Prill 2020, 17:09 Nga DOSJA
“Nuk mund të festojmë akoma.” Si e ‘eliminoi’

ZELANDA E RE- Gjatë ditëve të kaluara, infeksionet e diagnostikuara rishtas kanë qenë relativisht të ulëta në Zelantën e Re.  Edhe ditën e djeshme ky shtet raportoi vetëm një rast të ri.

“Kjo na jep besim se ne kemi arritur qëllimin tonë të eleminimit, i cili kurrë nuk do të thotë se e kemi zhdukur virusin, por do të thotë që ne e dimë se nga po vijnë rastet e reja në vendin tonë.”-  tha të hënën Ashley Bloomfield, Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetit në Zelandën e Re, duke shtuar se kishte vetëm një rast që nga data 1 prill ku autoritetet ende po hetonin burimin e infeksionit.

E hëna ishte dita e fundit pas gati  5 javësh ku vendi ka qenë nën masa të rrepta të bllokimit, të cilat Kryeministja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern i përshkroi si “kufizimet më të rrepta” të vendosura nga Zelanda e Re në gjithë historinë e saj.

Të martën, vendi aplikoi planin e lehtësimit të masave për Covid-19. Kufizimet e reja gjithashtu nënkuptojnë që Zelanda e Re po del gradualisht nga kjo gjendje e vështirë, por nuk ja ka dalë ende në luftën kundër Covid-19.

Zelanda e Re ka raportuar 19 vdekje dhe 1,472 raste të konfirmuara nga koronavirusi, sipas Universitetit Johns Hopkins. Mes tyre, 1,214 të infektuar janë rikuperuar, tha të martën Ministria e Shëndetësisë. Por ndërsa suksesi i Zelandës së Re në eleminimin e virusit mund të duket si një arsye për të festuar, Arderni është ende vigjilente sa i përket situatës së këtij virusi vdekjeprurës.

Por çelësi i vërtetë i suksesit të Zelandës së Re mesa duket janë vendimet e shpejta të marra në kohë dhe mbështetja tek shkenca.

Vendimet e marra në kohë 

Si shumë vende, Zelanda e Re kishte modele që tregonin se një shpërthim i mundshëm i koronavirusit mund të ishte shkatërrues nëse nuk ndërmerrej ndonjë veprim në kohë. Për dallim nga disa vende të tjera, Zelanda e Re u përgjigj relativisht shpejt.

Kur Ardern njoftoi në 14 mars se kushdo që hynte në vend do të duhet të izolohet për dy javë, ishte ndër kufizimet më të vështira kufitare në botë. Në atë kohë, vendi kishte vetëm gjashtë raste. Kur më 19 mars, Ardern ndaloi të huajt të hynin në vend, kishte 28 raste të konfirmuara.

Dhe në 23 mars, kur Ardern njoftoi se vendi do të  duhet të bllokohet, pati 102 raste të konfirmuara, por asnjë viktimë. Ka disa arsye që Zelanda e Re ndërmori një veprim të fortë.

Testimi masiv

Zelanda e Re ka vepruar  me sukses sa i përket testimeve, deri në atë pikë sa të mund të kryejë deri në 8,000 teste në ditë, tha Ardern ditën e sotme. Deri më sot, Zelanda e Re ka realizuar 126.066 testime. Në krahasim me Britaninë e Madhe, një vend me rreth 13 herë më shumë njerëz sesa Zelanda e Re, ka realizuar 719.910 teste për Covid-19.

Por shenja e vërtetë që testimi i Zelandës së Re ka ndihmuar në luftën kundërvirusit, është bërë shembull edhe për shumë shtete të tjera.

Të mbështetesh në shkencë

Mësimi i vërtetë nga Zelanda e Re ka qenë kombinimi i shkencës dhe udhëheqjes së mirë, tha profesori Michael Baker, nga Departamenti i Shëndetit Publik të Universitetit Otago, në fillim të këtij muaji.

Gjatë gjithë periudhës së bllokimit, Ardern është shfaqur përkrah Bloomfield në konferenca të rregullta për shtyp, ku Ardern shpesh kalonte pyetje nga media tek ai.

Bloomfieldai është i kualifikuar në mjekësi dhe ka një specializëm në mjekësinë e shëndetit publik. Sipas një deklarate në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë, fusha e tij e veçantë e interesit profesional është parandalimi dhe kontrolli i sëmundjeve jo të transmetueshme.

“Në Zelandën e Re, ajo ka qenë një lidhje e mrekullueshme midis shkencës së mirë dhe udhëheqjes së shkëlqyeshme, dhe të dy së ​​bashku janë që unë mendoj se janë me të vërtetë shumë efektivë. Unë kam qenë vërtet i zhgënjyer që vendet që kanë shumë më tepër raste, absolutisht burimet më të larta shkencore në botë, që janë SHBA dhe Britania e Madhe apo shumë vende  të tjera në Evropë, nuk kanë vepruar më mirë sesa vendet si Zelanda e Re e cila ka burime të kufizuara.”- tha Baker.

E ardhmja

Edhe pse Zelanda e Re aktualisht po shihet si një histori suksesi për krizën e koronavirusit, ajo gjithashtu tregon se të fituarit e luftës kundër Covid-19,  nuk është një arsye për të shtyrë  Zelandën e Re t’i kthehet jetës normale. Njerëzit do të duhet të  jetojnë me rregulla.

Ardern theksoi se beteja kundër Covid-19 do të vazhdojë deri sa të ketë një vaksinë. Dhe sikurse vendet e tjera edhe Zelanda e Re është gotidur rëndë në ekonominë e saj.

Turizmi, industria më e madhe e Zelandës së Re ka marrë një goditje të fortë. Shtetasit e huaj janë akoma të ndaluar të hyjnë në vend, por çdo shtetas nga  Zelanda e Re që vjen në atdhe do të duhet të karantinohet për 14 ditë.

Ka diskutime se Zelanda e Re dhe Australia do të hapin kufijtë mes njëra-tjetrës, por tani për tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar.

Sipas një skenari më të mirë, Thesari i Zelandës së Re vlerësoi se vendi mund të shihte një normë papunësie prej 13%.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne zelanden e re kryeministja e zelandës së re jacinda ardern michael baker koronavirusi ne zelanden e re kryeministja e zelandës së re jacinda ardern michael baker

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni