LIVE UPDATES
Politike

“Nuk mu dha fjala në Kuvend”, Bushati për integrimin: Të tregojmë pronësi dhe përgjegjshmëri për reformat

18 Qershor 2020, 16:46 Nga DOSJA
“Nuk mu dha fjala në Kuvend”, Bushati për integrimin:

TIRANË-Ish-ministri i JashtëM, Ditmir Bushati ka thënë fjalën e tij për integrimin e Shqipërisë nëpërmjet një videoje në Facebook. Duke pretenduar se nuk iu dha fjala në Kuvend, Bushati u shpreh se vendimi i BE për të nisur negociatat, ka një vlerë politike të pamohueshme. Sipas tij, integrimi në BE varet nga vullneti ynë për të plotësuar detyrat e përcaktuara. Më tej ai shton, se reformat e rëndësishme Shqipëria i bën me ndërkombëtarët dhe janë pa autorësi. Ky fakt konsiderohet nga Bushati si hendeku më i madh zhvillimor mes vendin tonë dhe unionit.

Reagimi i Bushatit

“Përgjegjshmëri, largpamësi dhe pronësi mbi reformat. Çdo vit në Kuvend paraqitet për shqyrtim raporti i qeverisë për ecurinë e procesit të integrimit europian ku analizohen arritjet dhe sfidat me të cilat përballet vendi. Përgjithësisht jemi mësuar që të debatojmë mbi mënyrën sesi të tjerët na shohin. Por, ky raport është i rëndësishëm për faktin sesi e shohim ne veten, përballe kritereve që imponon ky proces dhe rrugën që duhet të ndjekim. Sa herë që ky raport vjen në Kuvend, pavarësisht detyrave dhe funksioneve që kam ushtruar, jam përpjekur të them fjalën time duke e konsideruar analizën vjetore të ecurisë së Shqipërisë në rrugën drejt BE-së, si momentin më të rëndësishëm politik të vitit.Shqipëria është Atdheu ynë i përbashkët dhe gjithmonë kam besuar se nuk ka moment më përbashkues politik e shoqëror sesa diskutimi i njëmendtë e jo formal i sfidave reale me të cilat përballet vendi në procesin gjithnjë e më sfidues të integrimit europian. Për shkak të rëndësisë së këtij procesi dhe investimit tim profesional e politik, duke qenë se nuk mu dha fjala në seancë, po ndaj me ju pikëpamjet e mia, i bindur se asnjë forum apo platformë sociale nuk e zëvendëson rëndësinë dhe peshën e foltores së Kuvendit.Së pari, vendimi i Bashkimit Europian i 24 Marsit të vitit 2020 për hapjen e negociatave me Shqipërinë konfirmon në thelb vendimin e 26 Qershorit të vitit 2018. Në kulmin e krizës së paprecedentë që po kalon njerëzimi, vendimi i BE-së ka një vlerë politike të pamohueshme, pasi mban “gjallë” procesin e zgjerimit. Së dyti, Vendet Anëtare të BE-së kanë përcaktuar edhe disa kushte që duhen përmbushur para mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Për përmbushjen e kushteve, Komisioni Europian do të raportojë sërish para Vendeve Anëtare. Në të vërtetë, një pjesë e këtyre kushteve që kanë të bëjnë me reformën zgjedhore, funksionimin e gjykatës kushtetuese, gjykatës së lartë dhe funksionimin e strukturave të specializuara në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk janë të panjohura. Ato, ne i kemi kthyer në “detyra shtëpie” në Rezolutën që miratuam në Kuvend, më 3 Tetor 2019. Duhet t’i rikthehemi pikërisht angazhimeve që kemi ndërmarrë vitin e shkuar, e të adresojmë një orë e më parë të gjitha “detyrat e shtëpisë” që na kanë lënë Vendet Anëtare të BE-së, përmes bashkëpunimit politik dhe mirëkuptimit institucional, duke përfituar nga ekspertiza e çmuar e OSBE-ODIHR dhe Komisionit të Venecias. Së treti, fillimit të negociatave i paraprin përgatitja nga ana e Komisionit Europian dhe miratimi nga Vendet Anëtare të BE-së të “Kuadrit Negociues”. Ky dokument përcakton parimet, thelbin dhe procedurat mbi të cilat do të zhvillohet procesi. Edhe këtu Vendet Anëtare kanë përcaktuar një katalog me disa detyra, mënyra e adresimit të të cilave nga ana e Shqipërisë duhet të reflektohet në dokumentin e “Kuadrit Negociues”. Këto detyra kërkojnë bashkëpunim politik dhe mirëkuptim institucional, ku përgjegjësia e çdo aktori është e qartë.Së katërti, zyrtarizimi i negociatave me BE-në varet nga vetëdija dhe vullneti ynë për të përmbushur detyrat e përcaktuara nga Vendet Anëtare. Po kështu edhe cilësia dhe shpejtësia e përmbylljes së këtij procesi. Precedenti i vendosur nga BE-ja që shoqëron miratimin e “Kuadrit Negociues” dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me përmbushjen e një liste me detyra apo kushte nuk është fundi i botës. Pranaj, le mos të bëjmë garë për numrin e detyrave dhe kushteve, sepse kushtëzimi demokratik përben thelbin e këtij procesi. Katalogun e detyrave le ta konsiderojmë si motivim për më shumë reforma të qëndrueshme. Pasi “Kuadri Negociues” do të ofrojë jo vetëm një analizë të të gjitha arritjeve tona. Por edhe një pasqyrë për rrugën përpara, ku ne të gjithë duhet të shihemi për të mos përsëritur gabimet e së shkuarës. Së fundmi, nuk është në interesin tonë të analizojmë shqetësimet, paragjykimet apo precedentet e rinj që vendosën në këtë proces, në disa raste padrejtësisht e në kurriz të pritshmërive dhe ëndrrave tona për ta bërë një orë e më parë Shqipërinë vend anëtar të BE-së. Por, analizën duhet ta nisim nga vetja. Për gjatë tre dekadave tranzicion fillimisht eksperimentuam me “terapinë shock” dhe “çekun e bardhë”, me iluzionin se reformat vetzbatoheshin duke ushqyer përtacinë. Më pas, eksperimentuam “reformat standarde”, ku shkundja nga përtacia nënkuptonte thjesht përkthim dhe kopjim pa marrë parasysh nevojat tona. Sot themi se disa reforma të rëndësishme i bëjmë në bashkautorësi me partnerët ndërkombëtar, por pa pronësi.Hendeku ynë zhvillimor me BE-në, më shumë sesa ekonomik, i ka rrënjët pikërisht tek mungesa e pronësisë së reformave që janë jetike për një shoqëri demokratike. Qytetarët e zakonshëm të këtij vendi nuk është se po presin negociatat me Bashkimin Europian në kuptimin klasik të fjalës. Pasi ata e dinë mirë që jeta e tyre nuk do të ndryshojë si me magji të nesërmen e fillimit të negociatave. Ata e dinë gjithashtu po aq mirë që nuk do të negociojmë standardin europian. Por, ky proces do të duhet të na ndihmojë për arritjen e këtyre standardeve. Për rritjen e mirëqënies, për ndalimin e hemoragjisë demografike dhe për t’i bërë të gjitha fashat e shoqërisë protagoniste të transformimit të Shqipërisë. Ky është testi i modernitetit për shoqërinë shqiptare që shkon përtej politikës së ditës. Ndaj na duhet para së gjithash të përcaktojmë një emërues të përbashkët, sesi do të punojmë për të përmirësuar cilësinë dhe shpejtësinë e këtij procesi. Le ta mësojmë një herë e mirë se në këtë proces qeveritë kanë barrën kryesore, por përgjegjësia është e përbashkët. Ndërsa merita është vetëm e shqiptarëve. Që nuk kanë asnjë mëdyshje sa i përket kursit të Shqipërisë. Ndaj, le të dëshmojmë përgjegjshmëri, largpamësi dhe pronësi mbi reformat!”

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ditmir bushati integrimi ne be ditmir bushati integrimi ne be

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën