Politike

Nuk mori asnjë mandat në Kuvend, Nard Ndoka heq dorë nga drejtimi i PDK-së: E konsideroj mision të mbyllur  

Kjo gjë ka ardhur për shkak se PDK-ja nuk arriti që të marrë asnjë mandat për në Kuvend.
Featured image of article: Nuk mori asnjë mandat në Kuvend, Nard Ndoka heq dorë nga drejtimi i PDK-së: E konsideroj mision të mbyllur   Nard Ndoka

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka deklaruar se do të heq dorë nga drejtimi i partisë. Kjo gjë ka ardhur për shkak se PDK-ja nuk arriti që të marrë asnjë mandat për në Kuvend. I ftuar në “Top Talk” në Top Channel, Ndoka ka thënë se në shtator do të mblidhet kryesia e PDK-së dhe do të zgjedhin kryetarin e ri.

“Unë e konsideroj mision të mbyllur, pasi i besova verbërisht Bashës. Edhe nëse opozita do të ishte fituese, prapë do ta bëja. Në shtator-tetor do mblidhet kongresi dhe do të zgjidhet kryetari i ri”, u shpreh ai.

Në lidhje me koalicionin me PD-në në zgjedhjet e 25 prillit, Ndoka ka thënë se i besoi Bashës, dhe se kjo është e pafalshme.

“I besova të ardhmen e PDK-së Bashës dhe kjo është e pafalshme për mua. Faji është imi, sepse i besova verbërisht Lulzim Bashës“, tha Ndoka.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I pyetur nëse do të mund të kthente kohën pas, a do t’i besonte Bashës, Ndoka ka thënë se nuk do e bënte pasi do të ishte e pafalëshme.

“Jo, nuk do ta bëja, nuk do t’i besoja, do të ishte e pafalshme“, përfundoi Ndoka.

(I.A/dosja.al)

Etiketa:

Një Koment në “Nuk mori asnjë mandat në Kuvend, Nard Ndoka heq dorë nga drejtimi i PDK-së: E konsideroj mision të mbyllur  

  1. Nje plehre me pak…beri gabim basha qe u futi juve qe skeni as elektorat….tani qe je qejfmbetur, tani thua basha nuk ben si kryetar opozite. Ben qe cke me te….ua futi i gjati me ndryshimet zgjedhore, u spostoi….por ai basha u tregua tamam politikan kalibri….u afroi dhe nxorri dhe depute qe neser do kalojne nga krahu tjeter se ashhtu i kane interesat…

Shto Koment