KRYESORET
Art&Argëtim

‘Nuk mora ftesë’/ Zana Çela i përgjigjet Inva Mulës: E thirrëm disa herë, na injoroi! TKOBAP ka thyer protokol

27 Shtator 2021, 05:53 Nga DOSJA
‘Nuk mora ftesë’/ Zana Çela i përgjigjet Inva

TIRANË– Drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Zana Çela ka reaguar pas deklaratave të sopranos së njohur shqiptare Inva Mula, se nuk mori asnjë ftesë për të qënë e pranishme në eventin e TKOB-së. Çela me anë të një shkrimi të gjatë të bërë në ‘Facebook’, i hedh poshtë të gjitha akuzat që janë bërë nga Mula, duke u shprehur se kanë qënë fyese për institucionin që ajo drejton. Drejtoresha shkruan se TKOB ka thyer protokollin për ta ftuar disa herë sopranon për të qënë pjesë e inagurimit edhe pse herët e para u lanë pa asnjë përgjigje. Në shkrimin e saj, Çela shton se akuzat që janë bërë nga Inva Mula kanë qënë shumë të vështira për tu përtypur pasi ka prekur dinjitetin kombëtar.

REAGIMI I PLOTE:

Disa dite kaluan nga koncerti gala i organizuar nga TKOBAP me rastin e Inaugurimit te rikonstruksionit te ambjenteve te brendshme te Teatrit, dhe pushimi nga ajo lodhje e jashtezakonshme u shty edhe per disa dite per shkak te shfaqes sone te rradhes, baletit premiere “Annonciation” veper e koreografit te famshem Angelin Preljocaj, per te ardhur pikerisht kjo e Diele, pas mbylljes me sukses te kesaj vepre diten e shtune date 25 Shtator 2021, ku gjej edhe kohen per t’ju rikthyer debateve facebook-iane te shpjegimit te absurdit. Pergjate ketyre diteve, si jo rralle ne jeten time profesionale, bashke me stafin tim perballuam nje lume akuzash mbi dy ceshtje te ngritura fillimisht nga Znj. Mula, e me pas nga grupime te ndryshme “artdashese”: ate te fteses se Znj. Mula per tu bere pjese e koncertit gala si performuese, dhe ate te “permendjes” se artisteve te shquar te TKOBAP nder vite, ne mini-dokumentarin qe parapriu shfaqen e koncertit. Po e filloj kete shpjegim, shpresoj shterrues, me akuzen e dyte, dukeqene se nuk ka patur nje reagim zyrtar nga ana e TKOBAP lidhur me kete ceshtje. Me habine e madhe se si nuk u shkoi ne mendje kesaj pakice, duke i kerkuar ndjese asaj shumice qe i fyej inteligjencen me kete shpjegim, ju bej me dije se me date 15 dhe 16 Shtator ishim mbledhur per te inauguruar rikonstruksionin e ambjenteve te TKOBAP. Nisur nga tema e ketij eventi, njesoj si rikonstruksioni i shume veprave te tjera publike ne kryeqytet e me gjere, kryefjala e ketij mini-dokumentari ishte metamorfoza e ketij shndrrimi historik, jetesor per brezat aktual e ato qe do te vijne. Qe ne hyrje te tij, ky dokumentar shprehte se nuk merrte persiper te bente historine 65 vjecare te TKOBAP por fokusohej vetem tek rikonstruksioni (per te evituar pikerisht fjalet e kesaj pakice). Per ti dhene edhe nje input artistiko-historik shndrrimit te ketyre ambjenteve, u pa e udhes nga prodhuesit e ketij dokumentari qe te permendeshin pergjate tij edhe (vetem) artistet e pare qe kane debutuar ne ate skene, dhe jo per te shpalosur vlerat e tyre artistike por per te treguar ne menyre strikte evolucionin historik te kesaj godine. Pra, miq dhe artdashes, ky dokumentar nuk i dedikohej kesaj here figurave te shquara te TKOBAP, por thjeshte dhe vetem historise se godines, dhe metamorfozes se ambjenteve ku punojne e performojne artistet. Nje perzjerje e shndrrimit infrastrukturor me paraqitjen e vepres se yjeve te skenes se TKOBAP do te na kishte dhene nje serial e jo nje mini-dokumentar tematik, e per me teper do te bente konfuz publikun. Per informacionin e atyre qe nuk e kane, ne keto 5 vite TKOBAP ka realizuar shume evente te dedikuara veprave te artisteve ikone te TKOBAP si Nina Mula, Prenk Jakova, Cesk Zadeja, Agim Krajka etj. Te tjera evente te tilla do te vijne gjithashtu ne skenen e TKOBAP vazhdimisht.

Akuza e pare, ajo e drejteperdrejte e Znj. Mula se nuk kishte marre nje ftese zyrtare nga TKOBAP per te performuar ne kete koncert, ka qene faktikisht nga akuzat me te veshtira per tu pertypur qe kam marre ndonjehere qofte si drejtuese e TKOBAP ashtu edhe ne planin njerezor. Kjo akuze ka zgjuar tek une nje perzjerje ndjesish midis absurdit, perbaltjes se dinjitetit kombetar, dhe arrogances. Por si nje njeri publik i cili eshte perballur shpesh me akuza te ndryshme, ajo qe me ka prekur me teper eshte perbaltja e TKOBAP, dinjitetit tone kombetar artistik qe koloset tane, (perfshire prinderit e Znj. Mula dhe Inven vete, e deri tek Ermonela Jaho e Saimir Pirgu sot) na e kane ndertuar nder vite, me talentin e tyre disproporcional me zhvillimin e vendit tone. Inaugurimi i rikonstruksionit te TKOBAP, per here te pare qysh prej themelimit te tij, futet tek ato evente historike kombetare si per nga rendesia dhe impakti tek cilesia artistike, ashtu edhe per nga buxheti i shpenzuar per realizimin e tij, buxhet ky i cili padyshim eshte ndertuar nga kontributet e qindra mijra taksapagueseve shqiptare. Per kete arsye, kjo veper, e kurorezuar me kete event simbolik krahasuar me madheshtine e saj, eshte e nje rendesie kombetare. Ajo duhet te na beje te gjitheve krenare qe sot, edhe Shqiperia, me taksat tona, arrin te krijoje kushte Europiane dhe aspak te ndryshme per nga cilesia e tyre krahasismisht me Teatrot e medha ne bote, ashtu sic jane edhe talentet tona sot ne skenat nderkombetare. Jane keto taksa te shpenzuara nga secili prej nesh ne drejtim te kesaj vepre qe te gjitheve na perket, kombinuar me historine e mrekullueshme qe ky Teater ka, qe krijojne dinjitetin kombetar.

Sic te gjithe e pame, TKOBAP jo vetem ka ftuar Znj. Mula per te performuar ne kete event, por ka thyer edhe protokollin moral te dinjtetit tone kombetar, duke e perseritur ftesen ne drejtim te saj disa here pa marre asnje pergjigje. Znj. Mula eshte ftuar dhe mbajtur ne dijeni te modifikimit te datave te inaugurimit per shkak te forcave madhore si termeti dhe pandemia, si ne menyre zyrtare ashtu edhe shoqerore deri ne percaktimin e datave perfundimtare, por nuk dha kurre nje pergjigje.

Ofendimi personal nga arroganca e mos-pergjigjes eshte kaq i vogel dhe i parendesishem. Ashtu sic eshte edhe pretendimi absurd pas shfaqes per mos-ftese.

Ajo qe vret eshte cenimi i dinjitetit te ketij institucioni nga mospergjigja si injorim i kesaj ftese. Ky injorim ndaj fteses se ketij institucioni publik, ne nje event kaq te rendesishem e historik te tij, nuk eshte nje ofendim ndaj meje si drejtuese apo ndaj stafit me te cilin punoj, por eshte nje ofendim ndaj dinjitetit tone kombetar, ndaj cdo artdashesi, cdo tatim-kontribuesi, e ndaj cdo artisti qe ka shkruar e shkruan historine e ketij institucioni. Ashtu sikurse ne garat sportive, sportdashesit me te drejte ofendohen e lendohen kur nje sportist refuzon te perfaqesoje kombin tone, ashtu ndihemi edhe ne sot nga ky injorim kundrejte institucionit me te rendesishem kombetar artistik ne vend. Te pelqejne apo jo drejtuesit e TKOBAP, ata te federatave te ndryshme te sportit, kengetaret apo shoket e ekipit, ftesa per te perfaqesuar vendin tend duhet te beje krenar cdo kend qe e merr, e duhet ta vleresoje kete mundesi ashtu sic shume te tjere e kane bere duke sakrifikuar kohen, te ardhurat e tyre, e shpesh here edhe te ardhmen e tyre. E natyrisht, ata qe nuk e kane pranuar apo kane zgjedhur te perfaqesojne nje komb tjeter, kane bere gjithmone fajtore individet (drejtuesit, politikanet), duke harruar mardhenien personale qe gjithsecili nga ne ka me kombin, popullin e historine. E pra, eshte pikerisht kjo ajo qe me ofendon mua, sepse TKOBAP eshte nje institucion kombetar, dhe dinjiteti i tij e i popullit tone do te prevaloje gjithmone mbi cdo artist pavaresisht nga suksesi i ketij te fundit.

Inva Mula më parë është shprehur se nuk ka marrë një ftesë zyrtare nga TKOB, për të qenë e pranishme në mbrëmjen e inagurimit të Teatrit. Ndërkohë që në mbrëmjen e mbajtur disa ditë më parë, u vu re prania e politikanëve, ndryshe nga e artistëve.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

Sondazh

Poll

Procesi i zgjedhjes, Alibeaj: Jemi gati deri në 12 të natës nëse PS ndryshon mendje

Procesi i zgjedhjes, Alibeaj: Jemi gati deri në 12 të natës nëse PS ndryshon mendje

Zgjedhja e Presidentit/ Alibeaj: Maxhoranca nuk i ka 71 vota, është realitet

Procesi i Presidentit/ Ndryshon mendim pas mbledhjes, Alibeaj: Do marrim pjesë

Cilët kryebashkiakë do kallëzohen? Manja: Hetimi ka rregulla, s'bëj publike asnjë rast

Rrezikon Shqipëria nga lufta?Peleshi:Jemi të sigurtë,NATO reagon sa herë që preket një pëllëmbë tokë

Shqipëria ngre bazë të dhënash për emergjencat, çon togë në Bullgari, zgjeron kontributin në NATO

Balluku: Ka abonentë familjarë që përdorin mbi 5 mijë kw mujorë, do kenë pishina, s'fikin dritat

Miratohet koncensioni për ndërtimin e aksit Thumanë-Kashar

Qeveria vendos transferimin e të dhënave për licensat e minierave

A e ka gati Shqipëria dosjen për çështjen e detit në Hagë? Xhaçka: Në atë fazë jemi

Mbështetje për emigrantët shqiptarë në Greqi? Xhaçka: E diskutova me Dendias, do njihet gjuha shqipe

Shqipëria jep OK për futjen e Suedisë e Finlandës në NATO

Gjuhë të huaja e letërsia, ulet mesatarja që duhet të kenë maturantët për këto degë

Kisha

Mbledhja e grupit, Berisha mbërrin në selinë blu: Alibeaj vegël e Ramës, po fyejnë Diasporën

Forumi i PPE, Berisha: Po mbajnë qëndrim neutral, zëri ynë s’do mungojë

S’ju uroi asnjë ambasadë, Berisha: S’e mbaj mend ta kenë bërë ndonjëherë

Marrëdhënia me SHBA, Rama: Miqtë e BE s'e kuptojnë, u dukemi budallenj

Rama: Kemi gati projektin për një bazë detare të NATO-s, do ia paraqesim gjeneralit

Yuri Kim në sallë, Edi Rama: Do flas anglisht, të shmang përkthimin e keq që krijon probleme

U nderua me medalje, gjenerali amerikan 'i mahnitur' pas Ramës: Jeni lider!

Rama i dorëzon medalje Komandantit të NATO-s: Do bëjmë plan për një bazë detare

INCIDENTI- Rama mezi i vendos medaljen gjeneralit amerikan: Më fal, s'qenka e lehtë

Tifozët

Trafikimi i qenieve njerëzore, Kim: Shqipëria ka ende punë për të bërë, SHBA s'ndalon ndihmën

Trafikimi i qenieve njerëzore, Osmani: Rrjetet kriminale kanë shfrytëzuar mungesën e rendit

Meta thirrje prokurorive: Hetoni trafikimin e qenieve njerëzore, fëmijët në rrezik

Zgjedhja e pasardhësit, Meta: Kuvendi të bëjë punën e tij, Opozita më e mirë janë shqiptarët

"Kush e bëri hapin e parë?"/ Pajtimi me Kim, Meta: S'shoh asnjë problem...

Tifozët terror në Tiranë, nën pushtim kryeqytetin, kros tek Kryeministria

Aksident i trefishtë në Vlorë, makinat bëhen 'copash' në Skelë, shkak shpejtësia

Makina e policisë e dhunuar, gjendet një thikë në vendngjarje

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Presidenti/ Balla: 4-2-1 s'është negociatë, PD nuk më ka sjellë asnjë emër

Presidenti/ Balla: Raundi i tretë do të mbahet më 30 maj, ora 10:00

Presidenti/ Balla-opozitës: Kemi 6 ditë kohë që të negociojmë, sillni emrat

Presidenti/ Spiropali-opozitës: Pse vini kur e cilësoni si ilegjitim këtë proces?

Presidenti/ Duma-PS: E doni Opozitën sa për farsë. I kthehet Balla: Mos u nxeh!

Presidenti/ Alibeaj: PS do presidentin e saj, jo për popullin

Mediu: S'ka kohë për 8 e 10 kandidatë, Opozita duhet të ketë kandidatin e saj

'21 Janari'/ Tabaku: Duam të dimë kur do arrestohet X ministër. Balla: E di për kë e kam...

Dosja e '21 Janarit'/ Balla: Kam besim se do hetohet nga Prokuroria e Posaçme

Kraja: Ka korrupsion dhe pastrim parash në të gjitha fushat, duhet punë e madhe për t'i luftuar

Pastrimi i parave, Çela: S'po bëhet mjaftueshëm, shqetësuese pasi po burojnë nga...

Harta e re gjyqësore/ Manja: Propozojmë një gjykatë të Apelit, s'ka ndryshime në ligj për Vettingun

Kryeministri mbaron fjalimin, qytetari 'zbrazet': Rama ik!

Integrimi në BE, McAllister: Shqipëria i ka plotësuar kushtet, pa opozitë të fortë s'ka ecuri