Bota

Vajza e tyre nuk mori mjekimin në kohën e duhur/ Çifti godet me grushte infermieren 55-vjeçare në Itali

Çifti e sulmoi infermieren 55-vjeçare duke e shkelmuar dhe goditur me grushte, ndërsa i shkaktuan lëndime të rënda.
Featured image of article: Vajza e tyre nuk mori mjekimin në kohën e duhur/ Çifti godet me grushte infermieren 55-vjeçare në Itali Foto ilustrese

ITALI– Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në spitalin Cardarelli në Napoli, ku një infermiere është rrahur brutalisht nga një çift bashkëshortësh. 55-vjeçarja është sulmuar pasi sipas çiftit, ajo nuk mjekoi në kohë vajzën e tyre.

Ngjarja ndodhi në orën 2 të mëngjesit, në kohën kur infermierja ishte në turn. Dy bashkëshortët u ankuan për mjekimin që stafi mjekësor i bëri vajzës së tyre 20-vjeçare, e cila kishte dhimbje gjoksi.

Çifit e sulmoi infermieren 55-vjeçare duke e shkelmuar dhe goditur me grushte, ndërsa i shkaktuan lëndime të rënda.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas “Hands Off Hippocrates”, një shoqatë e krijuar për të mbrojtur personelin shëndetësor,  ka deklaruar se sulmuesit madje u përpoqën t’i nxirrnin një sy.

Ne u informuam  që një infermiere (grua) e Cardarelli të Napolit ka pësuar një sulm të dhunshëm fizik nga një grup banditësh të cilët, pasi e kishin gjunjëzuar, grushtuar, shkelmuar, tërhequr flokët dhe të tunduar për të nxjerrë njërin sy. E gjithë kjo duket se ka ndodhur për shkak të mos dëshirës për të pritur që pacienti të regjistrohet për procedurat nga protokollet Covid. Ishte një dhunë e pashembullt, e përjetësuar për rreth 15 minuta me vetëm një qëllim: hakmarrje vetëm për një pritje të thjeshtë, për një pacient që nuk ishte në gjendje alarmante. Kolegët u përpoqën ta shpëtonin atë duke u munduar ta nxirrnin nga kthetrat e agresorëve, por vetëm policia arriti që të qetësonte situatën. Ajo që ndodhi mbrëmë është një episod i paimagjinueshëm dhe nuk duhet të mbetet po u ndëshkuar”,- deklaroi menaxheri i spitalit.

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment