Bota

Nuk mjafton pandemia/ Europa përballet me të nxehtin përvëlues, temperatura ‘afrikane’ edhe në Londër 

Sipas sinoptikanëve; në lindje, në jug dhe në qendër të Spanjës temperaturat shënojnë mbi 40 gradë, ndërsa po ashtu edhe në Itali janë 12 qytete që kanë shënuar të njëjtat nivele. 
Featured image of article: Nuk mjafton pandemia/ Europa përballet me të nxehtin përvëlues, temperatura ‘afrikane’ edhe në Londër  Foto Ilustruese

BOTË- Përveçse pandemisë së Covid-19, Europa ka nisur problemet edhe me të nxehtin përvues. Sipas sinoptikanëve; në lindje, në jug dhe në qendër të Spanjës temperaturat shënojnë mbi 40 gradë, ndërsa po ashtu edhe në Itali janë 12 qytete që kanë shënuar të njëjtat nivele.

Në Lion temperatura mbërrin deri në 41 gradë ndërsa në Paris shënohet 40 gradë. Në Mbretërinë e Bashkuar ajri nuk është më i freskët, pasi po shënohen ditët më të nxehta të 2020-ës. Të premten u regjistrua dita e tretë më e nxehtë me 37.8 gradë në Hithrou.

Por deri të martën termometri duhet të shënojë rënie fillimisht në veri dhe më pas në pjesën tjetër të vendit me 12 gradë. San Sebastian regjistroi të enjten rekordin absolut që kur kanë nisur regjistrimet në vitin 1955: 42 gradë. Ndërkohë dy ditë më parë ishte Palma di Majorka që shënoi rekordin e saj me 40.6 gradë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi:expressandstar.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment