Bota

Nuk mjaftoi Covid-19, qyteti i Indisë pushtohet nga karkalecat, banorët: Nuk vëmë gjumë në sy, jemi të tmerruar

Banorët janë të shqetësuar për këtë gjë dhe kërkojnë që qeveria të ndërhyjë që të bëjë një sulm kirurgjikal ndaj këtyre insekteve.
Featured image of article: Nuk mjaftoi Covid-19, qyteti i Indisë pushtohet nga karkalecat, banorët: Nuk vëmë gjumë në sy, jemi të tmerruar Pamje e karkalecave

INDI– Në Japur që nga e diela miliona insekte kanë pushtuar vendin, ku dhe kanë hyrë në shtëpitë e njërëzve duke lënë banorët për netë të tëra pa gjumë. Ndërkohë banorët në kryeqytetin Rajasthani këtë e quajnë fatëkeqsi biblike pasi pasi ata kanë sulmuar çatitë dhe oborret e tyre dhe duke përpirë kopshtet dhe gjithçka gjejnë përpara. Banorët janë të shqetësuar për këtë gjë dhe kërkojnë që qeveria të ndërhyjë që të bëjë një sulm kirurgjikal ndaj këtyre insekteve.

“Unë nuk kam qenë në gjendje të fle gjatë ditës së hënë kur pashë mizërinë e insekteve që bënin kërdinë në shtëpinë time. Të hënën, ishte ora 10 kur ne po rrinim në ballkon me familjen. Papritur, ne pamë disa insekte që erdhën.Menduam se ishin insekte normale. Megjithatë, shumë shpejt numri i tyre u rrit. Tarraca u mbulua plot. Ne shikuam përreth dhe situata ishte e njëjtë kudo. Njerëzit në zonën tonë janë të frikësuar, së pari ishte korona dhe tani janë këto karkaleca. Ne pyesim veten kur do të flemë përsëri në paqe?”Tha Manish Sharma, një banor i Jaipur.

Mizëria e karkalecave të shkretëtirës ndodhin në mënyrë të çrregullt rreth muajve të musoneve, por këtë herë, sulmi filloi herët, duke filluar rreth fundit të prillit. Në fakt, ndërsa vera arriti kulmin në Gujarat, Rajasthan, Uttar Pradesh dhe Punjab, të gjitha këto shtete njëkohësisht u përballën me sulmet e karkalecave, njëra pas tjetrës.

Zakonisht, karkalecat hyjnë në zonat e shkreta të Indisë përmes Pakistanit për mbarështim në qershor-korrik. Ata fluturojnë lartë dhe udhëtojnë në distanca të gjata, të ndihmuar nga stuhitë e forta të ardhura nga Pakistani. Shumica e tyre vendosen në pemë gjatë natës dhe kryesisht fluturojnë gjatë ditës, thuhet në raporte.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi:news18.com

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment