Kryeministri Edi Rama prezantoi sot disa raste që kanë marrë zgjidhje nga latforma “Shqipëria që duam”. Por teksa një i moshuar tregoi se më fund kishte gjetur zgjidhje për marrjen e pensionit, bëri një thirrje të papritur.
“Kisha 21 vite që kërkojë të drejtën e pensionit, shkoja gjithmonë te ai institucioni te Rruga e Durrësit më thoshin, ik se nuk e fiton. U ankova të platforma kur më thotë fëmija që e kisha fituar. Faleminderit shumë, ndaj unë them ta mbrojmë ta duam e të votojmë për qeverinë,”- tha qytetari.
Më pas kryeministri Edi Rama i kërkoi që të ulej.
“Ulu, faleminderit shumë, por këtu nuk jemi për vota, Këtu jemi për të treguar se si platforma funksionon për të dhënë të drejtën që qytetarët nuk e kanë gjetur më pare,”– tha Rama.
(f.m/dosja.al)
O pleh pse tall karin me njerezit!
Kush u pushua nga puna se u sorollat qytetari 20 vjet???