Showbiz

“Nuk më paguante dot”/ Koreografi Andi Murra: Kam refuzuar të punoj me Ledri Vulën

Murra është shprehur se jo se nuk ka patur mundësi Ledri të paguajë shumën që ka kërkuar, por mendojnë se mund të marrin gjithçka “free” për emrin që kanë.
Featured image of article: “Nuk më paguante dot”/ Koreografi Andi Murra: Kam refuzuar të punoj me Ledri Vulën Andi Murra & Ledri Vula

Koreografi Andi Murra ka treguar se ka refuzuar të punojë me këngëtarin e njohur Ledri Vula, pasi nuk e ka paguar me çmimin që i kishte kërkuar.

I ftuar në emisionin “Glamour Zone” Murra është shprehur se jo se nuk ka patur mundësi Ledri të paguajë shumën që ka kërkuar, por mendojnë se mund të marrin gjithçka “free” për emrin që kanë.

Pjesë nga intervista:

Ester Bylyku: Më thuaj tre artistë që ke refuzuar

Andi: Ka pas shumë, Ledri, Gjiko, Babastars. Ledrin sepse, ndoshta ishte çmim shumë i lartë i imi. Janë mësuar të marrin koreograf kshu ndoshta ngaqë kanë emrin duhet ti marrin pa pikë ndrojtje nëpër këmbë, por që unë besoj se arti duhet vlerësuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ester Bylyku:Pra Ledri nuk paguante dot çmimin që ti i dhe?

Andi: Po ekzakt ishte kjo arsyeja.

Ester Bylyku: Dhe çmimi ishte kaq i lartë saqë një djalë që ka tërë këto vite karrierë se paguante dot?

Andi: Ndoshta ata janë mësuar, nuk është se nuk kanë mundësi mendoj unë, kanë shumë mundësi por thjesht janë mësuar që ti marrin gjërat pak si free duke qenë se kanë emër dhe mund të thonë atë fjalën që ti përfiton nga klipi, por që unë famën e kam arritur, edhe nuk më intereson shumë pjesa që ato të bëjnë këtë rol me mua.Mund ta bënin në fillimet e mia kur kam pas nevojë vërtetë për suport por ishte Noizy ai i pari që e bëri me mua, pa asnjë lloj përfitimi dhe më mbështeti tamam. Ndërkohë ka ardhur koha që gjithsecili të paguhet për atë punë që bën.

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment