Sport

“Nuk më intereson e ardhmja”, Pirlo me dorë të hekurt, lë jashtë derbit tre futbollistë

Darka e organizuar nga Weston McKennie në shtëpinë e tij ditët e fundit, në të cilën Dybala dhe Arthur ishin gjithashtu të pranishëm, shkaktoi shumë diskutime, me lojtarët e Juventusit që humbën derbin me Torinon
Featured image of article: “Nuk më intereson e ardhmja”, Pirlo me dorë të hekurt, lë jashtë derbit tre futbollistë Andrea Pirlo

TORINO– Festa, apo darka e thjeshtë, e organizuar nga Weston McKennie në shtëpinë e tij ditët e fundit, në të cilën Dybala dhe Arthur ishin gjithashtu të pranishëm, shkaktoi shumë diskutime, me lojtarët e Juventusit që humbën derbin me Torinon. Ky është vendimi i drejtuesve dhe trajnerit Andrea Pirlo i cili ka sqaruar.

“Vendimin për lënien jashtë të tyre e mora unë dhe sigurisht që pata edhe mbështetjen e klubit. Këto gjëra ndodhin, por ky nuk ishte momenti i duhur, pasi bota po kalon momente të vështira dhe ne duhet të jemi një shembull i sjelljes në kushtet e pandemisë”, deklaroi trajneri bardhezi.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

Përveç tre futbollistëve të pezulluar nga Pirlo, Juventus nuk do të ketë në derbi as Buffon, të pezulluar nga Gjykata Sportive dhe Bonuccin e Demiral, të prekur nga koronavirusi, ndërsa dyshime ka edhe për polakun Szczesny.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment