LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Bojken Lako flet për varësinë nga droga: Në fillim ishte si lojë. Kam 16 që nuk e pi por s’më besojnë.

24 Janar 2020, 17:42 Nga DOSJA
Bojken Lako flet për varësinë nga droga: Në fillim ishte si

TIRANË-Artisti i njohur Bojken Lako ishte i ftuar ditën e sotme në programin “Historia ime” në Tv Klan. Ai njihet si një person që ka bërë revolucion në muzikën moderne shqiptare.

Bojken Lako është lindur dhe krijuar në një familje artistësh. Por, krahas artit dhe shpirtit artistik, ai ka pasur edhe periudha të errëta që kanë shënjuar jetën e tij.

Në studio, Lako ka treguar se ka patur momente kur suksesi i ka prishur punë në jetë. Madje suksesi ka ndikuar edhe në abuzimin me drogat dhe alkoolin.

Bojken Lako: Suksesi nuk është i mirë kur nuk e përmban dot, por dhe unë kam pasur momente kur suksesi më ka prishur punë, më ka mbajtur mbrapa. Tani shoh se çfarë mund të ketë sjellë suksesi, krijon një vetëkënaqësi që pastaj mund ta lëshosh veten. Nuk besoj se do më ndryshonte karakterin sepse mendoj që karakteri formohet në një moshë më të hershme. E vetmja gjë që suksesi mund të më ketë prishur punë është me abuzimin me drogat dhe alkoolin. Kjo është një periudhë që mendoj që suksesi i atyre viteve bëri që të kisha një lloj jete të dyfishtë.

Më tej, ai rrëfen sesi droga dhe alkooli kanë ndikuar në jetën e tij. Gjithçka nisi për qejf, një dëshirë e moshës për të provuar gjëra të reja, por që ai e pranon që ka qenë e rrezikshme.

Bojken Lako: Kam shumë miq dhe shokë që kanë dalë nga kjo situatë, por kam dhe shumë të tjerë që nuk kanë dalë dot. Ajo është pak si lojë, unë kam qenë në Amerikë në vitet 2000, ku për disa nga stilmulantët e ndryshëm nuk duhet ta provosh kurrë sepse patjetër që krijohet varësi. Varësia krijohet në forma të ndryshme. Megjithatë ata që më njohin e dinë se kanë qenë dhe vitet e para dhe ajo pjesa e abuzimit lidhet dhe me modën, ose si brezi i ndryshimit të sistemeve, asaj lirisë që na ka munguar deri në moshën 15 vjeç, se aq kam qenë kur ka ndryshuar sistemi. Ishte dhe ajo periudha e adoleshencës që nuk i shpëtoje dot asaj gjëje.

I pyetur nëse bëhet fjalë për një varësi, Lako u shpreh se në fillim ka qenë si lojë, por kur e shikon tani e kupton se ka qenë një lloj varësie.

Bojken Lako: Unë gjithmonë e kam menduar se e kam bërë atë punë me vetëdije dhe për qejf, pavarësisht se tani kur e shoh nga larg ka qenë varësi dhe ka qenë një lloj justifikimi ajo. Por mbase varësi jo e madhe, rreth 4 vite të jetës më kanë ikur në atë lloj pellgu. Ka qenë thjesht dëshirë, qejf dhe kënaqësi.

Ai ka që në vitin 2004 nuk pi më drogë, por pjesa më e madhe e njerzve nuk e besojnë këtë gjë.

Bojken Lako: Kam që në vitin 2004 që nuk përdor, nuk më besojnë. Ndonjëherë tallem unë me njerëzit që nuk më besojnë dhe nuk tentoj që të vazhdoj ta kuptojë dikush që kam që në 2004-n. “Ndonjë gjë e pi ky”, thonë.

Në lidhje me alkoolin, tregon se e ka patur më të vështirë për t’u shkëputur, por që ia doli dhe prej një viti e gjysmë nuk e konsumon më.

Bojken Lako: Kam një vit e gjysmë që e kam lënë alkoolin, nuk  pi më. Nuk po jap një mesazh që alkooli nuk duhet pirë fare, por unë e kam tipin ashtu që po fillova të pi 1-2 gota për qejf, do pi më shumë pastaj, kështu që më mirë unë tërhiqem në këtë formë. Këtu kam patur vështirësi më të mëdha sepse u bë pjesë e punës. E mbaj mend që kur punoja në televizion, jo vetëm unë, por një grup çunash në atë kohë ajo ishte sikur pinim ujë. Mirëpo vjen një moment, që ajo të bën shumë dëm në mënyrën si mendon. Në vitet e fundit nga vitet 2008, 2009, 2010 që po të shoh veprimin si  kam bërë, mënyrën si e kam konceptiuar jetën është pak e çuditshme dhe them që nuk kam qenë në fokus normal në gjendjen time, gjithmonë je i euforizuar, nuk je i kthjellët.

Marrë nga:  Klan.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz bojken lako bojken lako

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni