Aktualitet

“Nuk mbushem dot me oksigjen”/ Mes lotësh e miqsh, përcillet për në banesën e fundit Bashkim Kopliku, gruaja e vajza hedhin akuza të forta: Vdiq gjysmë ore pasi hipi në ambulancë, neglizhuan mjekët

VIDEO
Në një prononcim për gazetaren Klodjana Haxhiaj, Luljeta Kopliku, e cila qëndron në banesën e saj pasi rezulton e infektuar me COVID-19, bashkë me të bijën treguan se ende nuk janë tësigurta që Bashkimi ka vdekur nga infektimi i koronavirusit.
Featured image of article: “Nuk mbushem dot me oksigjen”/ Mes lotësh e miqsh, përcillet për në banesën e fundit Bashkim Kopliku, gruaja e vajza hedhin akuza të forta: Vdiq gjysmë ore pasi hipi në ambulancë, neglizhuan mjekët Pamje nga cermonia

DURRËS– Familjarë, mië e të afërm kanë përcjellë për në banesën e fundit ish-zv/kryeministrin Bashkim Kopliku, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë. Homazhet në nder të Koplikut, i cili njihet nga të gjithë qytetarët durrsakë për kontributin e tij të çmuar, u mbajt në sheshin ‘Liria’ në Bashkinë e Durrësit, ndërkohë që nëna e vajza e të ndjerit kanë hedhur akuza të forta ndaj mjekëve.

Në një prononcim për gazetaren Klodjana Haxhiaj, për News24, Luljeta Kopliku, e cila qëndron në banesën e saj pasi rezulton e infektuar me COVID-19, bashkë me të bijën treguan se ende nuk janë tësigurta që Bashkimi ka vdekur nga infektimi i koronavirusit.

“Ishte shtruar në spitalin e Durrësit, ndërkohë që fëmijët insistuan që ai të nisej për kurim në Breshia të Italisë. Pasi porositëm charter, mjeti i fluturimit u vonua për të mbërritur në Rinas nga Turqia, ndërsa ambulanca erdhi me vonesë në spitalin e Durrësit. Gjendja e tij ishte e qëndrueshme, por për shkak se COVID i kishte prekur mushkëritë, kishte nevojë për oksigjen. Ambulanca që e transportoi drejt Rinasit (Në orën 16:00) nuk kishte pasur mjaftueshëm oksigjen. Në bisedën e fundit që patëm më tha “Nuk ngopem dot me oksigjen”. Ndërkohë që vetëm pas 30 minutash nisje për në Rinas, u njoftova nga personeli i avionit se Bashkim Kopliku kishte ndërruar jetë, ende pa hipur në bordin e mjetit fluturues. Mjekët kanë neglizhuar…nuk u mor seriozisht,”- tregon ajo me lot në sy.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bashkim Kopliku nda nga jëta mbrëmjen e 21 nëntorit, në moshën 77-vjeçare teksa ishte duke udhëtuar me avion për t’u kuruar në Itali për shkak të komplikacioneve nga COVID19. Kopliku, 77 vjeç me profesion inxhinier elektronik, ka qenë, ish-zv/kryeministër dhe ish-ministër i Brendshëm në qeverinë e parë të PD, dy herë deputet në parlamentin e Shqipërisë, ndërsa, që prej vitit 1997, ai u largua nga politika, por qëndroi aktiv në media dhe shtypin e shkruar.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment