LIVE UPDATES
Politike

“Nuk mbajmë dot më”/ Basha shkon tek Rruga e Durrësit, riprezanton planin me 5 pika, bizneset: Qeveria s’na toleron, as

5 Tetor 2020, 10:54 Nga DOSJA
“Nuk mbajmë dot më”/ Basha shkon tek Rruga e

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, pas takimit që pati në rrugën ‘Myslym Shyri’, ka kaluar në ‘Rrugën e Durrësit’. Përballë sipërmarrësve, Basha ripërmendi paketën me 5 pika, që sipas tij, ringjall konsumin dhe ndal rënien në humnerë. Përballë Bashës, bizneset u shprehën se qeveria jo vetëm nuk u është gjendur në ndihmë në këto muaj të vështirë për ta, por nuk u ka toleruar asnjë qindarkë nga taksat qëndrore dhe lokale.

Pjesë nga biseda

Sipërmarrësit: Duam të komunikojmë me ju se nuk mban më.

Lulzim Basha: Kemi paketën me 5 pika, veçanërisht me interes për biznesin, çeku prej 1000 euro dhe pagesa prej 200 mijë lekësh të vjetra për çdo punonjës që rimarrin në punë, duhet të vihen në jetë pa humbur asnjë orë kohë. Çekun prej 1000 eurosh për gjashtë muajt në vijim e meritojnë rreth 100 mijë biznese, ndërsa mbi 100 mijë shqiptarë që kanë humbur punën mund ta rifitojnë atë nëse qeveria disburson pagesën mujore prej 200 mijë lekësh për çdo ripunësim.

Ndërkohë, pagesa mujore prej 160 mijë lekësh për çdo shqiptar që ka humbur punën dhe nuk gjen punë gjatë këtyre 6 muajve do të nxisë konsumin dhe të frenojë rrokullisjen e mëtejshme të ekonomisë – u tha Z. Basha qytetarëve dhe sipërmarrësve.

Një pjesë e mirë e bizneseve vijojnë të mbajnë në punë stafin me sakrifica nga xhepi i tyre dhe sot. Është urgjente që kjo sakrificë të ndalet dhe qeveria të marrë përgjegjësinë që i takon për qytetarët e saj.  Njësitë tregtare të Rr. Durrësit dhe Rr. Myslym Shyri janë pjesë e segmentit më të dëmtuar nga karantina 3 mujore dhe harresa e qëllimshme e regjimit. Është koha që bashkë me qytetarët të detyrojmë Edi Ramën që taksat e shqiptarëve t’ua kthejë shqiptarëve, siç po bëjnë të gjithë vendet e rajonit, dhe jo të ndajë paratë me oligarkët e oborrit të tij. Vendi ka mjaft mundësi, por vendi është i vjedhur.

Kryetari i Partisë Demokratike shtoi më tej se ai nuk premton mrekulli, pasi premtimet për mrekulli janë gënjeshtra, por që do të angazhohet të rikthejë një qeverisje normale dhe një vend normal që nis me sipërmarrjen e vogël dhe me njerëzit punëtor të këtij vendi.

Pak ditë më parë, Të martën, Basha prezantoi një plan me 5 pika për rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë. 1 mijë euro bonus për biznesin e vogël, subvencionim për qiranë, para dhe ndihmë për pensionistët, ishin disa nga propozimet e PD. Disa orë më vonë, i pyetur nga gazetarët, kryeministri Edi Rama nuk pranoi të përgjigjet për propozimet, por ironizoi duke e quajtur kryedemokratin “shalqi me provë“, ndërsa Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën, “shalqinj të provuar disa herë“. Kjo solli një përplasje në distancë mes tyre, por Basha nuk hoqi dorë, ai kërkoi nga qeveria plotësimin e 5 pikave për qytetarët dhe heqjen dorë nga “palaçollëqet”, referuar replikave të kryeministrit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha me bizneset lulzim basha basha me bizneset lulzim basha

Sondazh

Poll
Politike 5 Tetor 2020, 10:18

TIRANË- Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri ka akuzuar ish-ministrin Damian Gjiknuri se e ka kërcënuar pas fjalës së tij në Kuvend. Pas përplas...

Politike 5 Tetor 2020, 09:54

TIRANE– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi me anë të në statusi në rrjetin e tij social ‘Facebook’ shkruan se sistemi shqipta...

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI