Aktualitet

“Nuk mbaj mend asgjë”/ Ekzekutoi gruan në dalje të Gjykatës së Elbasanit, Koço Bozos mohon akuzat: Nuk isha unë, ngjarjen e mora vesh nga shokët në polici

Para Gjykatës së Elbasanit, Buzo mësohet të ketë thënë se nuk mban mend asgjë çfarë ka ndodhur dhe se nuk kishte qënë ai që e ka shkrepur armën.
Featured image of article: “Nuk mbaj mend asgjë”/ Ekzekutoi gruan në dalje të Gjykatës së Elbasanit, Koço Bozos mohon akuzat: Nuk isha unë, ngjarjen e mora vesh nga shokët në polici Koço Buzo

ELBASAN- Ish-polici Koço Buzo, i cili ekzekutoi gruan e tij, Liljana Buzo në afërsi të Gjykatës së Elbasanit ka mohuar akuzat e vrasjes. Para Gjykatës, Buzo mësohet të ketë thënë se nuk mban mend asgjë çfarë ka ndodhur dhe se nuk kishte qënë ai që e ka shkrepur armën. Buzo është shprehur se nuk fliste prej 6 muajsh me bashkëshorten, dhe tha se ngjarjen e ka marrë vesh nga shokët që ka në polici.

“Nuk e di, nuk mban mend. Nuk kam qenë unë. Unë isha në shtëpi. Gruaja ka qenë në Tiranë. Kam 6 muaj që nuk flas. E mora vesh nga shokët në polici që e kam vrarë, por unë nuk e mbaj mend që e kam vrarë”, mësohet të ketë ketë thënë Buzo.

Më tej Buzo ka deklaruar se nuk ka ushtruar asnjëherë dhunë ndaj gruas së tij, pasi nuk kishte arritur deri në atë pikë. Buzo ka thënë se për marrëvdhëniet e tij me Luljetën kanë dijeni edhe qeraxhinjtë e tij që ka në banesë.

“Dua që Liljana të më japë shpjegime edhe mua se ku i ka marrë ato dëmtime. Nuk e kam goditur asnjëherë Liljanën. Nuk kam arritur në atë pikë sa të ushtroj dhunë ndaj bashkëshortes time. Jo nuk e kam goditur asnjeherë Liljanën, nuk kam arritur asnjëherë në atë pikë sa të ushtroja dhunë ndaj bashkëshortes time. Jo nuk i kam thënë asgjë nga këto fjalë, nuk e kam kanosur asnjëherë. Për marrëdhëniet që unë kam me Liljanën, kanë dijeni dy qeraxhinjtë që kam unë në banesën time dhe i kam dhënë ambjente me qëra, kanë vite që jetojnë aty”, ka thënë Buzo .

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë seancës që u zhvillua ditën e sotme, Gjykata e Elbasanit e la në burg Buzon, për vrasjen e bashkëshortes së tij dhe plagosjen e dy personave të tjerë. Masa e dhënë nga Gjykata, u pranua edhe nga avokati i tij mbrojtës, i cili e ka cilësuar veprën e Buzos, si një krim të rëndë.

2 ditë më parë, Luljana Buzo u vra nga bashkëshorti i saj Koço Buzo, sapo doli nga Gjykata e Elbasanit, pasi mbaroi seancën e radhës për divorcin. Ai la të plagosur edhe dy persona të tjerë, mes tyre dhe avokatin Gëzim Tocila. Një nga dëshmitarët është raportuar se ishte edhe djali i çiftit.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment