Politike

“Nuk ke rrugë aty”, Rama acarohet me Lleshajn: S’ kam, S’kam. Prandaj jam udhëheqës unë që të gjej shtegun aty ku nuk ka (VD)

Teksa ishin duke ecur nëpër rrënojat që kishte lënë pas tërmeti, Lleshaj i thotë Ramës që ta ndiqte se andej nga po ikte Kryeministri nuk kishte rrugë.

LAÇ- Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Laç ka shkëmbyer replika me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, të cilit i tha se është udhëheqësi që shikon shtegun aty ku të tjerët nuk e shikojnë.

Teksa ishin duke ecur nëpër rrënojat që kishte lënë pas tërmeti, Lleshaj i thotë Ramës që ta ndiqte se andej nga po ikte Kryeministri nuk kishte rrugë.

Rama: Ja e shikon si janë këto, ja të të kohës “liri demorkaci, ndërto se është begati”, ja urdho begatinë tani. Dhe ja unë pastaj i keqi që i prish.

Lleshaj: Po të hysh brenda këtyre, aty e kupton se sa keq janë.

Rama: Këto duhet prishur të gjitha është muhabet kot ky.

Rama: Hajde këtej.

Lleshaj: Nuk ke rruga aty.

Rama: Nuk kam, nuk kam. Prandaj jam udhëheqës unë që të gjej shtegun aty ku nuk ka.

Lleshaj: Nuk ke ç’a shikon.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment