Bota

Nuk kanë të ndalur, një tjetër mutacion shfaqet në Francë, nuk kapet nga testet PCR

Autoritetet Shëndetësore në Francë pas zbulimit të këtij mutacioni thanë se ky variant është shumë shqetësues për shkak se mund të mos zbulohet nga testet e tamponit.
Featured image of article: Nuk kanë të ndalur, një tjetër mutacion shfaqet në Francë, nuk kapet nga testet PCR Foto ilustruese

FRANCË- Një mutacion tjetër është shfaqur në Francë. France24 shkruan se mutacioni i ri është zbuluar në rajonin e Bretagne. Mutacioni është gjetur fillimisht në 8 raste brenda në një spitali.

Autoritetet Shëndetësore në Francë pas zbulimit të këtij mutacioni thanë se ky variant është shumë shqetësues për shkak se mund të mos zbulohet nga testet e tamponit. Ndërkohë që varianti është klasifikuar në kategorinë e parë të varianteve, ku bëjnë pjesë shumë mutacione.

“Një vlerësim është duke u zhvilluar për të vlerësuar ndikimin e mundshëm të këtyre modifikimeve gjenetike në mungesën e njohjes nga testet virologjike që çojnë në një nën-diagnozë. Analizat e para të këtij varianti të ri nuk lejojnë të konkludojmë as një seriozitet ose një transmetueshmëri të shtuar krahasuar me virusin historik”, thuhet nga Ministria e Shëndetësisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mutacionet e Covid janë shfaqur fillimisht në Angli në dhesjor të viti të kaluar. Pas Anglisë janë shënuar raste me mutacione në të gjithë botën, ndërkohë që mutacione të tjera janë regjistruar edhe në Afrikën e Jugut dhe Brazil.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment