Aktualitet

Nuk kanë përfituar grantin e rindërtimit, durrsakët protestë para bashkisë: Kemi marrë vetëm premtime bosh

Dhjetëra banorë në Durrës janë ngritur në protestë para bashkisë pasi nuk kanë përfituar nga grantet e rindërtimit. Disa prej tyre kërkojnë rihapjen e aplikimeve, pasi nuk kanë pasur mundësi të aplikojnë.
Featured image of article: Nuk kanë përfituar grantin e rindërtimit, durrsakët protestë para bashkisë: Kemi marrë vetëm premtime bosh Banorët protestë në Durrës

DURRËS-Dhjetëra banorë të Durrësit janë ngritur ditën e sotme në protestë para bashkisë. Ata nuk kanë mundur të përfitojnë nga grantet e rindërtimit, edhe pse kanë aplikuar.

Prej muajsh ata kërkojnë zgjidhje për problemin e tyre, por askush nga bashkia nuk i ka dhënë informacion. Një banor i lagjes nr.8 në Durrës është shprehur se i kanë dorëzuar dokumentat në komunë dhe bashki por nuk kanë marrë zgjidhje, por vetëm premtime bosh.

Jetojmë tek lagja 8 . Ka mbi 2 muaj e kusur që është shembur një pallat. Na ka bërë dëmtime shumë. I kemi dhënë të gjitha dokumentat, jemi paraqitur me qindra herë në bashki dhe komunë, deri tani nuk kemi marë asnjë zgjidhje, vetëm premtime bosh“, u shpreh qytetari.

Ndërkohë një tjetër qytetar tregoi, se kanë bërë peticion për të hapur aplikimet, pasi jo të gjithë kanë pasur mundësi të aplikojnë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kemi bërë 1 peticon që të hapin aplikimet për ne që nuk kemi qenë këtu dhe nuk kanë pasur mundësi të aplikojnë“, tha qytetari.

Ndërsa një qytetare u ankua për bonusin e qirasë. Ajo u shpreh se nuk e kanë marrë akoma këstin e korrikut dhe qiradhënësi po i nxjerr nga shtëpia.

Zoti i shtëpisë po na nxjerr prej shtëpie. Vim ktu e ka fajin banka, vim te banka e ka fajin thesari, ne duam qeranë, nuk e dimë ku të shkojmë, korrikun nuk e ka fut“, tha ajo e revoltuar.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment