Politike

“Nuk kanë lënë shpresë për mirëkuptim”, Zëri i Amerikës: Si e lexuan opozita dhe qeveria raportin e OSBE-së

  • Raporti i OSBE/ Rama: Furtunë në gotë! Zgjedhjet, të certifikuara. Basha: Rrëzoi farsën e 30 qershorit
  • Zeri i Amerikës shkruan se opozita dhe qeveria nuk kanë lënë shpresë për mirëkuptim. Në këtë shkrim është risjellë mënyra e leximit të raportit të OSBE-së nga të opozita dhe qeveria.
    Featured image of article: “Nuk kanë lënë shpresë për mirëkuptim”, Zëri i Amerikës: Si e lexuan opozita dhe qeveria raportin e OSBE-së Edi Rama dhe Lulzim Basha

    Shqipëri- Raporti përfundimtar i misionit vëzhgues të zgjedhjeve vendore të OSBE / ODIHR solli reagime të ndryshme mes forcave politike në Tiranë.

    Opozita dhe qeveria e lexuan raportin e OSBE/ODIHR-it mbi zgjedhjet vendore në mënyra krejt të ndryshme.

    Reagimet e palëve janë aq të kundërta sa ende nuk lënë shpresa për mirëkuptim.

    Sipas kryetarit të Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha, raporti provoi se votimet e 30 qershorit ishin antikushtetuese, të paligjshme dhe të pandershme, një farsë moniste e përfaqësimit politik dhe një shkatërrim i demokracisë.

    “OSBE/ODIHR ka rrëzuar të gjithë shtetin e Edi Ramës. Raporti final i OSBE/ODIHR rrëzoi në çdo aspekt farsën e Edi Ramës me votimet e 30 qershorit. Me këtë KQZ nuk mund të ketë zgjedhje të ndershme dhe të lira. Raporti konfirmoi se nuk ka ligj, nga Kushtetuta deri tek vetë rregulloret e KQZ-së që të ketë mbetur pa u shkelur” – tha zoti Basha.

    Sipas tij, 30 qershori ishte një grusht institucional për kapjen e pushtetit vendor nga Edi Rama, i cili u realizua sërish në bashkëpunim e krimin, duke vrarë shtetin e të drejtës, ndaj opozita kërkon largimin sa më parë të kryeministrit Rama nga drejtimi i qeverisë.

    Por qeveria tha nga ana e saj, se raporti i OSBE/ODIHR-it konfirmoi zgjedhjet vendore të 30 qershorit si legjitime.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Kryeministri Rama shënoi në rrjetet sociale se “zgjedhjet e radhës nuk janë larg për kohën që duhet për adresimin e rekomandimeve në funksion të Reformës Zgjedhore”.

    Ai kërkoi reformë zgjedhore me frymë dialogu e bashkëpunimi.

    “Le të fokusohemi tek kjo reformë themelore dhe të përgatisim me frymë dialogu dhe mirëkuptimi zgjedhjet e ardhshme. Dora jonë është e shtrirë për të gjithë” – shkroi zoti Rama.

    OSBE/ODIHR nxori të mërkurën raportin përfundimtar të vëzhgimit mbi zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri.

    “Në një klimë ngërçi dhe polarizimi politik, votuesit nuk e patën mundësinë të zgjidhnin mes disa opsioneve politike” – theksohet në raportin e ODIHR-it.

    Marrë nga VOA 

    J.V/Dosja.al

    Shto Koment