Opinione

“Nuk kam qenë e s’do jem kurrë në listën e atyre që i kanë bërë dëm këtij vendi”, Ben Blushi letër vajzës: E shtrenjta Natali, ja arsyeja që po na sulmojnë personazhet e librave të mi

Megjithëse nuk kam bërë dot të gjitha gjërat që kam dashur, në listën e njerëzve që i kanë bërë, qoftë edhe një dëm këtij vendi, unë nuk kam qenë dhe nuk do jem kurrë. Ajo listë është shumë e gjatë dhe shumë e populluar dhe aty nuk ka vend për mua. Si një shkrimtar, edhe unë kam fatkeqësitë e mia.
Featured image of article: “Nuk kam qenë e s’do jem kurrë në listën e atyre që i kanë bërë dëm këtij vendi”, Ben Blushi letër vajzës: E shtrenjta Natali, ja arsyeja që po na sulmojnë personazhet e librave të mi Ben Blushi

TIRANË- E Shtrenjta Natali! Tani që po të shkruaj, ti me siguri je mes kanavacave dhe librave të tu, tek ‘reading point’ që ndërtuam bashkë. Përballë ke malin, që me hijen e vet e mbulon përditë shtëpinë tonë në fshat. Unë, asnjëherë s’të kam shkruar letra, dhe ti asnjëherë s’më ke pyetur për gjërat që bëj. Dje janë marrë dhe me ty dhe me një dhuratë që të kemi bërë, dhe në historinë e dhuratave, pyetjet që të kanë bërë ty janë ndoshta më të çuditshmet.

Pse ta kanë dhuruar, pse ta blenë në këtë qytet dhe jo në atë tjetrin, pse s’e blenë aq po kaq. Pse kaq lire dhe jo më shtrenjtë, pse firmose dhe ku ishe kur firmose, kush të pa kur firmose, duhet të kesh turp për prindërit që ta dhuruan, por ti s’ke faj se e ke babanë kriminel që të bëri një dhuratë etj, etj. Me siguri, duke lexuar çfarë kanë shkruar për ty, ke parë malin që ke përballë dhe ke menduar se pse, dhe ke shqetëson dhurata që një baba i bën vajzës së vet. Tani po ta them pse e bëjnë. Njerëzit kanë sëmundje të ndryshme, disa nga te cilat kurohen me ilaçe, disa kurohen me korrektim fizik, por disa nuk kurohen dhe dalin bashkë me shpirtin. Njëra nga sëmundjet që nuk kurohet është zilia. Zilia i mbyt disa njerëz duke ia errur sytë, duke ia turbulluar mendjen, duke ia zvogëluar zemrën dhe duke ia sterrosur shpirtin. Zilia është mpirëse.

Kur je rob i saj, nuk mendon dot për veten dhe njerëzit që do, por mendon vetëm për të tjerët dhe vetëm për ata qe nuk do. Zilia nuk shërohet. Këta që këto ditë janë marre me ty e kane nga zilia. Që ta kuptosh, kjo nuk është zili për ato që kemi, sepse ata kanë më shumë se ne. Kjo është zilia nga liria. Zilia nga liria është frymëmarrëse dhe tani që po te shkruaj, unë po qesh duke menduar se si këta njerëz i kam marrë peng pa u përpjekur, pa bëre asgjë, dhe pa u munduar dhe pa u menduar fare. Liria ime për të bërë çfarë dua, kur dua, dhe si dua i ka marre peng. Në 300 ditë, ata kanë bërë mbi 500 shpifje për mua dhe familjen tonë. Dhe do vazhdojnë. Dje ishte radha jote. Unë nuk jam as më i pasur, as me i pushtetshëm se ata. Por kam qenë, jam dhe do jem me i lirë se ata. Kam folur kam heshtur, kam shkruar, kam dëshmuar, kam sulmuar, kam mëkatuar, kam ndërtuar, kam shkatërruar, kam ardhur, kam ikur dhe do vazhdoj të iki, dhe të shkruaj deri sa të iki.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Megjithëse nuk kam bërë dot të gjitha gjërat që kam dashur, në listën e njerëzve që i kanë bërë, qoftë edhe një dëm këtij vendi, unë nuk kam qenë dhe nuk do jem kurrë. Ajo listë është shumë e gjatë dhe shumë e populluar dhe aty nuk ka vend për mua. Si një shkrimtar, edhe unë kam fatkeqësitë e mia. Për shkak se ne librat e mi kam marrë personazhe nga jeta e vërtetë dhe akoma më shumë nga njerëzit që kam njohur, pra nga lista qe përmenda më lart, është e natyrshme qe disa nga personazhet do bëhen bashke për t’u hakmarrë, siç edhe po ndodh. Personazhet kane gjithnjë mëri për krijuesit e tyre ,por pak shkrimtare kanë fatin e keq të sulmohen dhe vriten nga personazhet që kanë sajuar. Njeri prej tyre quhet Sali Berisha. Sot nuk është dita te tregoj se çfarë kam shkruar për këtë personazh dhe se në çfarë rrethanash e kam vendosur dhe se si ky tip ka vepruar apo mbaruar, në një nga librat e mi. Për t’u hakmarrë ky ka dalë në rrugë dhe s’ka lënë asgjë pa thënë e shkruar për të gjithë njerëzit e dashur të mi, të çdo brezi, moshe, afërsie dhe gjinie. Se fundi ishte radha jote Natali.

Ky shkroi dje qe ti duhet te kesh turp për babain tënd. Ky tip i tha gjithë dynjasë se unë duhet të kem turp që i kam bërë vajzës sime një dhuratë. Ky ishte dhe vazhdon te jetë i tërbuar nga zilia se pse vajza ime është më e pasur se vajza e tij. Është e vërtetë Natali. Ti je më e pasur se vajza e tij dhe po ta them pse. Sepse katragjyshi, stërgjyshi, gjyshi dhe babai yt kanë shkruar më shumë libra se sa ka vrarë njerëz personazhi im, Sali Berisha. Do të tregoj një herë tjetër dhe më shumë, nëse do me pyesësh për këtë tip, megjithëse e di që s’do më pyesësh asnjëherë.  Tani shiko malin që ke përballë dhe të lutem hape dritaren e ‘reading point’ që kemi ndërtuar bashkë në fshat. Dega e mollës që do hyjë brenda, do t’i bëjë mendimet më të lehta dhe ditën më të bukur. Te përqafoj, ba.

Një Koment në ““Nuk kam qenë e s’do jem kurrë në listën e atyre që i kanë bërë dëm këtij vendi”, Ben Blushi letër vajzës: E shtrenjta Natali, ja arsyeja që po na sulmojnë personazhet e librave të mi

  1. Ben Blushi duhet te reflektoje per deshtimin total te LIBRES. Ju kujtohet Mimoza Hafizi? Ajo besoj se mund t´ju sqronte shume gjera per kete teme…

    Dhe per me teper sulmi i ulet, qe i beri ky element ne nje nga fjalimet e tij patetike, Andi Bejtes, nuk ka falje.

Shto Koment