Sport

“Nuk kam marrë asnjë dollar”, pse Refik Halili nuk tregon shokët e teatrit ndaj Bylisit?

Të gjithë e dinim se çfarë marifeti kishim stisur me Kombëtaren në dy ndeshjet me Armeninë, por fundi na dukej aq i merituar sa thërrisnim me të madhe: O sa mirë me qenë shqiptar!
Featured image of article: “Nuk kam marrë asnjë dollar”, pse Refik Halili nuk tregon shokët e teatrit ndaj Bylisit? Futbollistët e Tiranës

Kur Tirana nuk kishte bërë pakt me “djallin”, e bënte gjumin më të qetë, sesa tani që është nisur për të dalë kampion. Kur ka qënë vetëm, madje sa thuhej me sarkazem se armiku i brendshëm ishte më i rrezikshëm se armiku i jashtëm, e pengonin me forcë për t’iu afruar fronit të titullit, veç askush nuk mund ta përlyente dot me baltën e pazareve.

Këtë herë, e ka marrë para kohe “dhuratën” e 100 vjetorit të lindjes, një dhuratë që është mbushur me “helm” nga kupa.. e Kupës. Sado e pavërtetë të jetë, është amorale të dëgjosh frazën: Tirana po hetohet! Pse pikërisht në këto momente, kjo gafë e madhe morale? Ka nga ata që besojnë se Tirana u ndje shumë e përkëdhelur, arbitrat s’i kishte më kundra siç ka ndodhur prej vitesh, dhe mëndjelehtësia arriti kulmin kur besoi se ‘çunat e sistemit” nuk do ta tradhëtonin deri në fund të sezonit.

Presidenti Halili bëri një “betim” publik , nga ata që mund të quhet i tepruar edhe në llojin tonë, kur trazohet me shërbet tradhtia dhe sinqeriteti. Ajo që është dëgjuar me përshtypje dhe që po bën bujë në pasarelën e futbollit me halle.. është kjo: nuk kam prekur me dorë as një kacidhe dollari!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dhe, sipas zakonit shqiptar, të gjithë besojnë, të gjithë nuk besojnë! Edhe më budallai mes tifozeve, do t’i thoshte Ridit: ti nuk paske marrë, por trego shokët! Kujtoni rastin më flagrant dhe më historik nga sensi: të gjithë e dinim se çfarë marifeti kishim stisur me Kombëtaren në dy ndeshjet me Armeninë, madje ishin futur aq thellë te thesi, sa dinin edhe çmimin e pagesës kualifikuese dhe prapëseprapë fundi na dukej aq i merituar sa thërrisnim me të madhe: O sa mirë me qenë shqiptar! (Gëzim Sinemati, Sfidanti.al)

M.P. / Dosja.al

 

Shto Koment