Aktualitet

“Nuk kam brekë në b*thë”, gazetari Kadia tregon historinë me Sekretarin e Partisë dhe telefonatën me kushëririn në greqi

Kadia shkruan se një miku i tij kishte telefon në zyrë se kishte qenë Sekretar i Partisë dhe kishte komunikuar me një kushëririn e tij në Greqi.
Featured image of article: “Nuk kam brekë në b*thë”, gazetari Kadia tregon historinë me Sekretarin e Partisë dhe telefonatën me kushëririn në greqi Ilir Kadia

TIRANË- Gazetari Ilir Kadia ka treguar sot një histori të ndodhur 30 vite më parë në Shqipëri. Në fund të regjimit komunist shumë qytetarë vështuar drejt ambasadave e të tjerë u larguan jashtë vendit. Ramiz Alia, që ishte Presidenti i fundit komunist lejoi telefonatat me jashtë shtetit dhe qytetarët komunikonin me njëri tjetrin.

Kadia shkruan se një miku i tij kishte telefon në zyrë se kishte qenë Sekretar i Partisë dhe kishte komunikuar me një kushëririn e tij në Greqi. Gjatë bisedës kushëriri nga Greqia i kishte thënë Sekretarit të Partisë se ai duhet të kishte shumë lekë se merrej me politikë por si përgjigje mori që politikani nuk kishte “brekë në b*thë”.

HISTORIA E PLOTË

Pas largimit nga Shqipëria të qytetarëve që vërshuan në ambasadat e huaja, Ramiz Alia, Presidenti i fundit komunist, i la të lira telefonatat me jashtë shtetit ndoshta për t’i treguar Perez de Quelarit, kreut të OKB-së, se regjimi i tij ishte human dhe nuk i penalizonte, as ata që ikën, as familjet e tyre. Ata që mbetën brenda rrinin tërë natën në dezhurnet e ndërmarrjeve duke u lidhur me njerëzit e tyre jashtë Shqipërisë, qoftë të ikur rishtaz, qoftë prej shumë kohësh. Qëllimi ishte i përbashkët: si ti bindnin të dërgonin ndihma në dollarë apo televizorë! Një miku im kish telefon në zyrë se ish Sekretar i KQBRPSh! Ai mori në telefon një kushuri të largët në Greqi dhe ju prezantua:

-Alo! Jam filani, djali i filanit nga Tirana!

-Ooo! Po si jeni, si shkoni? Ç’punë bën t’i në Tiranë?

-Jam sekretar i KQ të BRPSh!

-Ç’punë është kjo?!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

-Politikan!

-Ooo! Po paske para të madhe zotrote!

-Nuk kam brekë në bythë!

-Ooo! Po si e bën politikën pa brekë?!

Ja kështu i tha kushuri grek politikanit tonë të tridhjetë viteve më parë.

Sot?! Sot politikanët tanë veshin me brekë gjithë Greqinë, por s’duan vetë!

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment