Sport

Nuk ka rivalë në Formula 1, Lewis Hamilton snobon rekordin e Schumacher dhe titullin e 7-të: Ajo që ka rëndësi…

Lewis Hamilton këmbëngul se Formula 1 duhet të bëjë më shumë në luftën kundër racizmit
Featured image of article: Nuk ka rivalë në Formula 1, Lewis Hamilton snobon rekordin e Schumacher dhe titullin e 7-të: Ajo që ka rëndësi… Lewis Hamilton

ANGLI-Piloti i Mercedes Lewis Hamilton është me një dorë te titulli i rradhës. Të dielën britaniku ka mundësi të barazojë legjendën e Formula 1, Michael Schumacher me shtatë tituj të fituar. Natyrisht që një titull i tillë nuk është se i bën përshtypje britanikut i cili është fokusuar në një fushë tjetër. Përballë gazetarëve piloti la mënjanë garën dhe u shpreh:

Të fitosh kampionatin është një gjë personale dhe kjo nuk ndikon domosdoshmërisht në jetën e njerëzve. Diçka për të cilën jam shumë krenar është se po përpiqem të përmirësoj kushtet e jetesës për njerëzit në të gjithë botën. Kjo është gjëja më e rëndësishme për mua. Ajo që bëj në pistë nuk mund të krahasohet me betejat e forta që bëj jashtë saj, sidomos në luftën ndaj racizmit apo për çështje të tjera që kanë po kaq rëndësi”- tha Hamilton.

Hamilton është një nga sportistët e që përdor platformën për të mbështetur lëvizjen Black Lives Matter.35-vjeçari këmbëngul se Formula 1 duhet të bëjë më shumë në luftën kundër racizmit në fillim të këtij viti dhe kritikoi disa nga shoferët rivalë të tij që nuk e morën çështjen seriozisht sa duhet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Garat, titujt dhe të gjitha ato gjëra ndoshta duket se do të thonë më shumë nga jashtë piste,” shprehet Hamilton.

Mbaj mend që pashë Michael Schumacher duke marrë shtatë tituj kampion dhe mendova: Uau “. Por kur arrin diçka të tillë, është ndryshe. Unë ndihem shumë më tepër krenar për betejat jashtë piste, ku impakti me personat e tjerë është më i madh. Në ato beteja unë përpiqem të përmirësoj jetën e të tjerëve”

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment