Rajoni

“Nuk ka pasur asnjë kamp në Cahan”/ Specialja i mbërrin në shtëpi, ish-drejtuesi i UÇK-së: Kanë ardhur të bëjnë filma, kriminelët ndodhen në Serbi

Sabit Gecishprehet se në Cahan të Kukësit nuk ka patur asnjë kamp të UÇK-së. Po ashtu ai shton se nuk ka ekzistuar asnjë shtëpi në Burrel  ku bëheshin transplante, 
Featured image of article: “Nuk ka pasur asnjë kamp në Cahan”/ Specialja i mbërrin në shtëpi, ish-drejtuesi i UÇK-së: Kanë ardhur të bëjnë filma, kriminelët ndodhen në Serbi Sabit Geci

KOSOVË- Ish-drejtuesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) Sabit Geci folur pasi është informuar se në shtëpinë e tij është duke një operacion nga Prokuroria Speciale. Në një intervistë për Abcnews, shprehet se në Cahan të Kukësit nuk ka patur asnjë kamp të UÇK-së. Po ashtu ai shton se nuk ka ekzistuar asnjë shtëpi në Burrel  ku bëheshin transplante,

“Në Cahan të Kukësit nuk ka pasur asnjë kamp të UÇK-së, e aq më tepër një një shtëpi transplanti në Burrel e ashtëquajtur ‘Shtëpi e Verdhë’. Këta kanë ardhur të bëjnë filma. E shohim Kosovën sikur të jetë Hollyëood-i. Kanë ardhur për drejtësi, por sikur të merreshin me drejtësinë do të arrestonin kriminelët serbë”, shprehet ai.

Kush është Sabit Geci? 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sabit Geci, është i dënuar më 15 vjet për krime lufte kundër popullatës civile në dy kampe të UÇK-së, në Kukës dhe Cahan. Dënimin parashihet ta përfundojë më 5 maj të vitit 2025. Gjykata e Qarkut në Mitrovicë, e kishte shpallur fajtor Sabit Gecin për katër pika të aktakuzës për krime lufte kundër popullsisë civile si dhe për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Gjykata e kishte dënuar Sabit Gecin më 15 vjet burg për katër pika të aktakuzës për krime të kryera në dy kampe të UÇK-së në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë, ndërsa e kishte liruar nga akuza për dy pika tjera që përfshinë edhe vrasjen e Anton Bisakut  një civil nga Prizreni.

(A.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment