Politike

NUK KA NDODHUR MË PARË! Sokol Balla merr Metën në telefon me kamera, presidenti: Si të kam? Na lidhe live ë? Unë jam në zyrë…

VIDEO
Nga lidhja e veçantë, Meta u suprizua ndërsa konfirmoi se deri më tani nuk kishte asnjë incident duke parashikuar një ditë të qetë. 
Featured image of article: NUK KA NDODHUR MË PARË! Sokol Balla merr Metën në telefon me kamera, presidenti: Si të kam? Na lidhe live ë? Unë jam në zyrë… Ilir Meta dhe Sokol Balla

TIRANË– Gazetari Sokol Balla ka marrë me kamera në telefon presidentin Ilir Meta, i cili ndodhej në zyrën e tij. Nga lidhja e veçantë, Meta u suprizua ndërsa konfirmoi se deri më tani nuk kishte asnjë incident duke parashikuar një ditë të qetë.

PJESË NGA BISEDA: 

Meta: Si të kam? Na lidhe live ë? E po mirë. Koli procesi po ecën shkëlqyeshëm. Dy gishtat për mua janë 2 marsi. Me qetësi si tha edhe Ruçi.

Sokol Balla: Presidenca ka dërguar Komisionerë në 3 qarqe, pse?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Meta: Jo nuk presim të ketë situata se presidenti është në krye të detyrës. Ja shiko, jam në zyrë. Sot qetësi, dashuri dhe vendosshmëri për Shqipërinë.

Shqipëria voton sot! Shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e 4 viteve të ardhshme. Rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kjo pasi përveç subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista. Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti dhe disa kandidatë të pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje.


LAJMI KRYESOR: SHQIPËRIA VOTON! Sot 3.6 mln shqiptarë votojnë 140 ligjvënësit e rinj! PS kërkon ‘histori’ me mandatin e tretë, PD-LSI për rotacion

(k.m/dosja.al)

Shto Koment