Rajoni

Nuk ka më simptoma! Berat Buzhala del nga ‘ngujimi’: S’kam ndërmend të bëj tjetër test por do më shihni në qytet…tash më ka mbetur dhimbja e malli

Buzhala shkruan ndër të tjera, se tashmë i ka mbetur vetëm dhimbja dhe malli dhe se pjesa tjetër e familjes që i ka mbetur është shëndoshë e mirë. 
Featured image of article: Nuk ka më simptoma! Berat Buzhala del nga ‘ngujimi’: S’kam ndërmend të bëj tjetër test por do më shihni në qytet…tash më ka mbetur dhimbja e malli Berat Buzhala

KOSOVË- Gazetari Berat Buzhala ka reaguar disa dita pasi ka humbur të atin për shkak të koronavirusit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Buzhala, shkruan se tashmë mendin se e ka kaluar koronavirusin, pasi nuk ka më simptoma, por që nuk ka ndërmend të shkojë të bëjë një tjetër test, që të harxhojë testet. 

Buzhala shkruan ndër të tjera, se tashmë i ka mbetur vetëm dhimbja dhe malli dhe se pjesa tjetër e familjes që i ka mbetur është shëndoshë e mirë. 

Ai lajmëron qytetarët se do ta shohin vërdallë në qytet tani dhe se do të ruajë distancën e sigurisë. 

Statusi i plotë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kane kaluar 21 dite prej dites kur i kam pase simptomet e para te COVID’it dhe 19 dite prej kur kam dale pozitiv ne test. Cdokush qe eshte test pas kaq kohesh ka dale negativ, posacerisht nese nuk ke simptome ne tre – kater ditet e fundit. Nuk e kam ndermend me shku me e harxhu edhe nje test, vec per me e konfirnu qe jam negativ, sepse numri i atyre qe kane nevoje me e dite nese jane infektu eshte teper i madh. Prej krejt simptomeve te COVID’it, tash me ka mbetur dhimbja dhe malli. Na, pjesa e mbetur e familjes, jemi shnosh e mire. Tash ka mundesi qe me shihni ne qytet, sepse kam mbete ngujut qe 1 shekull. E kuptoj secilin prej jush qe edhe me tutje deshiron me e mbajte distancen sociale (me te madhe se sa e parashohin rregullat) me mu. Edhe une do te kujdesem me e mbajte me ju, ne menyre qe mos me ju ngushtu. Life must go on, ose sic ka thane Freddy Mercury show must go on.

Gazetari Berat Buzhala humbi babain më 11 korrik, pasi nuk i mbijtoi dot koronavirusit. Lajmin e dha vetë gazetari në rrjetet sociale, ku u shpreh se është shumë krenar për babain e tij, Bashor Buzhala. 

Më 24 qershor Berat Buzhala  njoftoi opininon  se ishte prekur nga COVID-19. Ai tregoi se analizat i dolën pozitive dhe bashkë me të ishte infektuar dhe babai i tij. Buzhala më herët ka treguar se ka kaluar ditë të vështira, me temperaturë, kolle dhe humbje të shijimit. 

(f.m/dosja.al)

Shto Koment