Showbiz

Nuk ka më shikueshmëri! Emisioni i Ellen Degeneres rrezikon të mbyllet, shkak bëhet dhe sjellja e ashpër e moderatores me punonjësit

Ndonëse emisioni u përshtat në kushtet e shtëpisë, duhet thënë se online u shkrua se nuk e pati aspak “magjinë” e mëparshme. Një tjetër arsye që theksohet lidhet me polemikat mbi sjelljen e Ellen DeGeneres me stafin dhe personazhet e njohur.
Featured image of article: Nuk ka më shikueshmëri! Emisioni i Ellen Degeneres rrezikon të mbyllet, shkak bëhet dhe sjellja e ashpër e moderatores me punonjësit Ellen DeGeneres

AMERIKE– ‘The Ellen DeGeneres Show’ është një nga emisionet më të ndjekura në Amerikë, që prej vitit 2003, kur startoi si emision. Mirëpo burime të brendshme të mediave amerikane thonë se sezoni i 17 mund të jetë i fundit.

Sipas burimeve, thuhet se shkak është bërë ulja e shikueshmërisë. Ndonëse emisioni u përshtat në kushtet e shtëpisë, duhet thënë se online u shkrua se nuk e pati aspak “magjinë” e mëparshme. Një tjetër arsye që theksohet lidhet me polemikat mbi sjelljen e Ellen DeGeneres me stafin dhe personazhet e njohur.

Kujtojmë se kohë më parë, Ellen u diskutua për mënyrën si trajtonte punonjësit.  Megjithatë pavarësisht thashetheheme, produksioni u shpreh për New York Post se “Telepictures (televizioni ku shfaqet The Ellen DeGeneres Show) mund ta konfirmojë që është e pavërtetë”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Ellen DeGeneres

Mirëpo kohë më parë u diskutua se “The Ellen Degeneres Show” mund të përfundojë transmetimin brenda disa vitesh. Në një intervistë me “The New York Times”, moderatorja e emisionit Ellen DeGeneres tregoi se kontrata e emisionit përfundon në vitin 2020 dhe është në dyshime nëse duhet ta rinovojë.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment