Politike

“Nuk ka më protesta”, Spaho zbërthen planin e Opozitës

Spaho shton se opozita ka zhvilluar protesta në gusht në Shkodër. Nënkryetari i PD-së u shpreh se opozita do të hapen negociatat dhe se Lulzim Basha ka kërkuar hapjen e negociatave tek partitë popullore europiane
Featured image of article: “Nuk ka më protesta”, Spaho zbërthen planin e Opozitës Edmond Spaho

TIRANË– Nënkryetar i PD-së Edmond Spaho i ftuar në emisionin “Aktualitet” në Fax News, të gazetarit Bejdo Malo, ka folur për reformën zgjedhore dhe për protestat e Opozitës.

Spaho u shpreh se opozita ka pranuar të jap kontributin për reformën zgjedhore. Gjithashtu Spaho është shpehur se protestat e opozitës janë ndërprerë sepse ata dëshirojnë të hapen negociatat.

Vendimi i OSBE në votimet e 30 qershorit, ishte njësoj si opozitës. Ne pranuam të jepnim kontributin tonë për reformën. Qëndrimi i opozitës është në interes të vendit. Reforma zgjedhje është prioritet për ndërkombëtarët.

Duhen ndërmarrë disa reforma, që pushteti mos të bien në dorë të një personi. Të mos na përsëritet e njëjta gjë si me Ramën”.

Spaho shton se opozita ka zhvilluar protesta në gusht në Shkodër. Nënkryetari i PD-së u shpreh se opozita do të hapen negociatat dhe se Lulzim Basha ka kërkuar hapjen e negociatave tek partitë popullore europiane

Ne kemi zhvilluar protesta edhe në muajin gusht, ku doli fitues kandidati PS-së. Nuk është çështje pakti. Basha ka lëvizur tek partitë popullore europiane, për të kërkuar hapjen e negociatatve. Nuk do angazhohemi në protesta kombëtare. Ne duam të hapen negociatat pasi do të ketë kontroll më të madhë, do hyjnë reforma më të mëdha. 7 kushtet që u vendosur nga Bundestagu, nuk u plotësuan por u shtuan.”

Marrë nga Faxweb

(f.m/dosja.al)

Shto Koment