Aktualitet

“Nuk ka më kufizime në lëvizje”, Manastirliu: Të gjitha masat lehtësuese që hyjnë në fuqi nga nesër

Manastirliu shprehet se nga nesër qytetarët nuk do kenë asnjë kufizim në levizje.
Featured image of article: “Nuk ka më kufizime në lëvizje”, Manastirliu: Të gjitha masat lehtësuese që hyjnë në fuqi nga nesër Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar masat e reja lëhtësuese që do hyjnë në fuqi nesër. Në një postim në Facebook, Manastirliu shprehet se nga nesër qytetarët nuk do kenë asnjë kufizim në levizje.

Më tej ministrja shprehet se kërrkohet një vetëndergjegjësim nga të gjithë qytetarët dhe duhet zbatuar distancimi fizik dhe higjiena personale.

🔴🟢 Ja çfarë do të hapet nga data 1 Qershor👇 Hiqen kufizimet e lëvizjes në çdo zonë por kërkohet vetëndërgjegjësim për të mos e ulur vigjilencën, për të zbatuar distancimin social ↔️ dhe për të ruajtur higjienën vetjake🚰 #LehtësohenMasat #RuajmëSjelljetEKujdesshme #BASHKË kundër 🤜#COVID19🤛”, shkruan ministrja. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LEHTËSIMET QË DO JENË NË FUQI NGA NESËR

Masat lehtësuese

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment