Sport

Nuk ka më dyshime, telenovelës Griezmann i vjen fundi, pritet vetëm prezantimi

Mediat spanjolle raportojnë se Griezmann do transferohet tek Barcelona. Ditën e nesërme pritet që katalunasit të paguajnë për kartonin e tij.
Featured image of article: Nuk ka më dyshime, telenovelës Griezmann i vjen fundi, pritet vetëm prezantimi Antonie Griezmann

“Telenovelës Griezmann” me sa duket po i vjen fundi. Mediat ndërkombëtare nuk kanë më dyshime për të ardhmen e tij. Sipas tyre Barcelona është klubi i cili ditën e nesërme do të paguajë shifrën prej 120 mln euro-sh për të prishur kontratën e Griezmann me Atletico Madrid.

“Griezmann do të jetë që nesër lojtar i katalunasve dhe do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare me Barcelonën”, – raporton “Mundo Deportivo”. Sipas saj, katalunasit që në mëngjes do të përfundojnë gjithçka për t’i dhënë fund pritjes dhe për ta zyrtarizuar francezin si futbollistin më të ri Barcelonës.

Skuadra katalunase shpreson që ta ketë lojtarin në dispozicion nga e hëna, dita kur fillojnë përgatitjet parasezonale. Ajo kërkon gjithashtu edhe rikthimin e Neymar për të bërë një treshe të frikshme në sulm me Messi, Griezmann dhe Neymar.

Antoine Griezmann ka zhvilluar 257 ndeshje me Atleticon dhe ka shënuar 133 gola, duke fituar Ligën e Europës, Super Kupën e UEFA-s dhe Super Kupën e Spanjës.

(a.s/ Dosja.al)

Shto Koment