Sport

“Nuk ka më dialog”! Ceferin reagon ashpër ndaj tre klubeve që nuk janë larguar nga Super League

Nëntë nga dymbëdhjetë klubet themeluese u kthyen në orbitën e Uefa-s, ndërsa procedurat disiplinore u hapën kundër Barcelonës, Juventusit dhe Real Madridit.
Featured image of article: “Nuk ka më dialog”! Ceferin reagon ashpër ndaj tre klubeve që nuk janë larguar nga Super League Aleksandër Ceferin

EUROPË-Aleksander Ceferin ka prekur disa tema në prononcimin e dhënë për Sky. Presidenti i UEFA-s i rikthehet edhe një herë Super League, shfajëson FIFA-n dhe presidentin Infantino.

“Unë u zhgënjeva shumë kur mësova për lindjen e projektit. Ishte një situatë stresuese por në fund gjërat u kthyen në vendin e tyre.” Nëntë nga dymbëdhjetë klubet themeluese u kthyen në orbitën e Uefa-s, ndërsa procedurat disiplinore u hapën kundër Barcelonës, Juventusit dhe Real Madridit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Për të gjithë familjen e futbollit, qëndrimi i tyre është tronditëse dhe e papranueshme. Asnjëherë mos thuaj kurrë, por nuk mendoj se do të flitet për Super League të paktën për dhjetë vitet e ardhshme. A rrezikojnë klubet përjashtimin nga Champions League? Komiteti që do të vendosë është i pavarur, ata nuk janë në gjendje të përgjigjen. Me Juventusin, Realin dhe Barcelonën nuk ka dialog, ata vetëm dërgojnë letra zyrtare.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment