Politike

“Nuk ka marrëveshje me pjeshkë”, Majko: Politika është matematikë, mos u merrni me batuta

Majko është shprehur se politika është matematikë dhe se duhet politikanët të merren me batuta por me punë.

Tiranë- Pandeli Majko, ministri për Diasporën në seancën e sotme plenare ka deklaruar për marrëveshjen e bërë me Kanadanë për pensionet e emigrantëve shqiptarë, se duhet lënë mënjanë batutat por duhet të votohet për këtë çështje.

Majko ka theksuar se politika është matematikë do vijë në këtë sallë dhe se duhen edhe votat e opozitës. Sipas tij marrëveshjet  nuk bëhen as me mollë, pjeshkë, ngjala.

“Unë e mora fjalën për të bërë një koment për këtë marrëveshje me Kanadanë. Ajo që është e rëndësishme janë hapat konsistence nga institucionet shqiptare në të gjitha shtetet ku ka shqiptarë, Itali dhe Greqi janë ne rendin e pare. Është krijuar një koordinator shtetërorë për çështjeje e pensioneve. Nuk janë marrëveshje të lehta, kanë kosto të madhe, por ajo që doja të nënvizoja… kanë një rëndësi sepse krijohen hapësira ligjore për mbrojtjen e emigranteve tanë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për sa i takon marrëveshjes, ne fund fare kjo është një histori qe na takon ne, kostot dhe vlerat do ti fitojmë ne. Për ju është e rëndësishme që çfarëdolloj marrëveshje që do të diskutohet, politika është matematikë do vijë në këtë sallë, duhet vota juaj pa votën tuaj nuk ratifikojmë asgjë. Nuk bëhet as me mollë, pjeshkë, ngjala, hamburger me ca të doni. Zëvendësuesit në sport kanë bërë historinë, këtë nuk e kanë bërë as me batuta, as sharje, por akte dhe lojë të ndershme”, tha Majko.

Në seancën e sotme plenare pati diskutime për Reformën Zgjedhore, ku pati debate mes Myslim Murrizit dhe Taulant Ballës. Nuk mungoi edhe një deklaratë nga Ditmir Bushati, i cili deklaroi se kemi një sistem pa vlera. Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm pasi ndodhet në Vjenë.

J.V/Dosja.al

Shto Koment