Bota

“Nuk ka kohë për t’u relaksuar”, shefja e Shëndetit në Europë ngre alarmin: rreziku për një valë të dytë të COVID-19 është rritur

Shefja e Shëndetit në Europë ka ngritur alarmin se me lirimin e masave, jemi shumë të rrezikuar nga një valë e dytë.
Featured image of article: “Nuk ka kohë për t’u relaksuar”, shefja e Shëndetit në Europë ngre alarmin: rreziku për një valë të dytë të COVID-19 është rritur Andrea Ammon

SUEDI- Drejtoresha e Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Epidemive, Andrea Ammon, ka ngritur alarmin për një valë të dytë të koronavirusit. Ajo u shpreh për mediat britanike dhe shifrat e imunitetit në Europë nuk janë inkurajuese dhe se 85-90% e njerëzve kanë rrezikshmëri të lartë infektimi.

Virusi është rreth nesh, duke qarkulluar më shumë sesa janari apo shkurti”, u shpreh ajo, ndërsa shtoi se nuk ka kohë për t’u relaksuar.

Në Europë janë regjistruar më shumë se 170 mijë viktima për shkak të COVID-19, ku pjesa më e madhe kanë qenë në Britani të Madhe, Itali, Spanjë dhe Francë. Shtetet europiane kanë filluar që të lehtësojnë masat, duke qenë se virusi ka kaluar pikun. Ammon u shpreh se izolimi ka goditur biznesin, ndërsa njerëzit janë privuar nga liritë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej ajo vijoi duke thënë se rreziku për një valë të dytë është rritur, pasi njerëzit mendojnë se gjithçka mbaroi këtu. Sipas parashikimit të shefes së ECDC, virusi nuk do të zhduket shpejt dhe njerëzit duhet të mësohen me të.

Marrë nga The New Indian Express

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment