Sport

Nuk ka fund makthi për portierin shqiptar, Strakosha i dyshuar me Covid-19

Gardiani i kombëtares, më 6 nëntor, në testin e kryer nga “Futura Diagnostica”, ka rezultuar negativ, ndryshe nga rishikimi i prokurorisë së Avelinos, e cila të njëjtin tampon e nxjerr pozitiv
Featured image of article: Nuk ka fund makthi për portierin shqiptar, Strakosha i dyshuar me Covid-19
Përditësuar:

ITALI – Katër ditë më parë, portieri Tomas Strakosha i Lacios, mori lajmin se rezultoi negativ ndaj Covid-19 dhe ishte gati të bashkohej me skuadrën kryeqytetase, për ndeshjen sotme ndaj Zenitit në Champions League.

Por, sipas agjensisë së lajmeve “ANSA”, telashet nuk ka marrë fund për portierin shqiptar. Thuhet, se pas ekspertizave të kryera së fundmi për tamponët e Lacios, Strakosha është ende pozitiv me Koronavirus.

Raportime të agjencisë “ANSA” zbulojnë se pas rishikimit të analizave në spitalin “Moscat”, nga 95 tamponë të shqyrtuar, vetëm njëri prej tyre ka qenë i kundërt me atë të laboratorit të kontraktuar nga Lazio. Ai është i Tomas Strakoshës, ndërkohë nga ekspertiza e tamponëve të Imobiles dhe Lukas Leivas kanë dalë negativë përfundimisht.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gardiani i kombëtares sonë, më 6 nëntor në testin e kryer nga “Futura Diagnostica” ka rezultuar negativ, ndryshe nga rishikimi i prokurorisë së Avelinos, e cila të njëjtin tampon e nxjerr pozitiv. Mbetet të shihet vërtetësia e këtij lajmi, teksa nëse vërtetohet, Lacion e pret një dënim i ashpër.

B.T (Dosja.al)

 

Shto Koment