Sport

Nuk ka fitues në derbin e Liverpulit…

Liverpuli shënoi golin e tretë me Henderson, por më pas VAR anuloi gjithçka për shkak të një pozicioni jashtë loje, duke fiksuar takimin në shifrat 2-2.
Featured image of article: Nuk ka fitues në derbin e Liverpulit…
Përditësuar:

ANGLI – Ka qenë një derbi me shumë emocione në Premier League, mes Evertonit dhe Liverpulit. Ka patur gjithçka brenda këtyre 90 minutave në këtë takim, por pa dyshim episodi më kulmor ishte goli i anuluar në fund nga sistemi VAR për skuadrën e të kuqve. Si rrjedhojë, kjo ndeshje e shumë përfolur, u mbyll me shifrat e barabarta 2-2.

Liverpuli e nisi ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer, teksa në minutën e 3-të shënoi me anë të Sadio Mane, që shfrytëzoi më së miri një pasim të Robertson. Megjithatë, në vazhdim të kuqtë pësuan një goditje, teksa humbën për arsye dëmtimi, mbrojtësin Van Dajk. Mungesa e holandezit u ndje menjëherë, pasi në minutën e 19-të, Kin, i ardhur nga mbrojtja, me kokë mposhti portierin Adrian. Në shifrat 1-1 u mbyll pjesa e parë.

Salah në të 72-tën nuk gaboi në zonë dhe me të majtën mposhti Pikford. Por, të besuarit e Ançelotit nuk e kishin thënë fjalën e fundit dhe sërish me kokë gjetën rrugën e rrjetës, këtë herë me sulmuesin Kalvert-Levin, që fiksoi shifrat 2-2 të ndeshjes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Everton mbeti me 10 lojtarë pas ndëshkimit me të kuq të Riçarlison, ndërsa Liverpuli festoi golin e tretë me Henderson, por më pas VAR anuloi gjithçka për shkak të një pozicioni jashtë loje të Mane duke fiksuar takimin në shifrat 2-2. Pas kësaj jave Everoni nuk njeh humbje dhe mbetet në kyre të klasifiimit me 13 pikë I ndjekur nga Liverpooli ne vendin e dytë me 10 pikë.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment