Aktualitet

“Nuk ka ende një protokoll”, Pipero tregon se me çfarë ilaçesh janë shëruar 31 pacientë:  Po përdorim anti-viralë

Mjeku Pëllumb Pipero ka thënë se në fund të prillit do zbulen masat dhe mund të dalim nga karantina. Pipero tregoi dhe ileçet që po përdoren për të shëruar pacientët.
Featured image of article: “Nuk ka ende një protokoll”, Pipero tregon se me çfarë ilaçesh janë shëruar 31 pacientë:  Po përdorim anti-viralë Pëllumb Pipero, mjek

TIRANË- Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka treguar sot se kur mundtë dalë Shqipëria nga karantina. Në një lidhje me “Skype” me emisionin “Zonë e Lirë”, mjeku u shpreh se që nga java e dytë e prillit do zbuten masat e vendosura nga qeveria për karantinimin.

Unë mendoj që javën e dytë të prillit do fillojnë të zbuten shumë masat dhe nëse qytetarët i kanë respektuar masat e krijuara nga qeveria, java e fundit të marsit, java e parë e prillit do zbuten masat”, ka thënë Pipero.

Më tej në reagimin e tij, Pipero ka treguar dhe ilaçet që deri tani kanë shëruar 31 pacientë të cilët ishin shtruar tek Infektivi. “Njerëzit e shtruar tek ne kurohen sipas eksperiencës më të mirë të marrë nga Kina, nga Italia dhe vendet e tjera.  Kurohen sipas një udhëzuesi që përfshin dy anti-viralë, simptomatikë të tjerë. Ndërkohë që flasim, ka ardhur një sasi e vogël hidroksilkorine. Në bazë të protokolleve të një kompanie të madhe amerikane, kemi porositur një medikament të ri që është shpresëplotë për trajtimin e koronavirusit”, tha mjeku.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 9. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment