Aktualitet

Nga kryeministria drejt Laprakës, protestuesit marshojnë në mënyrë paqësore për në shtëpinë e Klodian Rashës, protesta që kërkon drejtësi në heshtje. Sejko: Thyem orën policore njësoj si viktima

Qytetarët kanë zhvilluar një protestë paqësore, ashtu siç ishte paralajmëruar nga aktivisti dhe më pas nga Kryeministria kanë marshuar drejt Laprakës, për të shkuar në vendin ku mbeti i vrarë dhe Klodian Rasha. Qyetetarët me çadra në duar kanë dalë në protestë pas orës 10, dhe kjo jo pa qëllim. 
Featured image of article: Nga kryeministria drejt Laprakës, protestuesit marshojnë në mënyrë paqësore për në shtëpinë e Klodian Rashës, protesta që kërkon drejtësi në heshtje. Sejko: Thyem orën policore njësoj si viktima

TIRANË- Pas 5 orësh protestë me dhunë, tym dhe flakë dhe përplasje me policinë, qyetarët, nën drejtimin e aktivistit Genc Sejko janë mbledhur sërish para Kryeministrisë. Qytetarët kanë zhvilluar një protestë paqësore, ashtu siç ishte paralajmëruar nga aktivisti dhe më pas nga Kryeministria kanë marshuar drejt Laprakës, për të shkuar në vendin ku mbeti i vrarë dhe Klodian Rasha. Qyetetarët me çadra në duar kanë dalë në protestë pas orës 10, dhe kjo jo pa qëllim.

Aktivisti i protestët Genc Sejko, u shpreh se ky marshim po bëhet për të sfiduar orën policore, duke qenë se edhe Klodiani u ekzekutua për shkak se kishte thyer rregullin është vendosur nga Komiteti i Ekspertëve.

“Kemi menduar sfidimin e orës 10, dhe kjo është arsyeja se pse i riu i vra. Do të jetë në heshtje, do të marshojmë nga këtu deri tek vendi ku është vrarë. Ky qiri simbolizon jetën e humbur. Nuk duhet që fakti që është vënë një orar të çoj në vdekjen e një të riu. Jeta e një të riu jeta e kujtdo duhet të ketë më shumë vlerë.”– tha Sejko.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas disa orësh, dhunë qytetarët mesa duket kanë vendosur të kërkojnë drejtësi në heshtje për vrasjen e Klodian Rashës, nga policia, ngjarje e cila tronditi të gjithë Shqipërinë.

25-vjeçari Klodian Rasha u vra nga një efektiv policie në zonën e Laprakës, në rrugën “Dritan Hoxha” rreth orës 1:45 të mëngjesit, ndërsa efektivi Nevaldo Hadëraj është prangosur 12 orë më pas. Polici ishte duke patrulluar në Laprakë, kur ka pikasur të riun i cili ishte duke lëvizur përtej afatit të lejuar nga autoritetet dhe i ka kërkuar të ndalojë. I riu nuk ka pranuar dhe polici e ka ndjekur të riun, e ka qëlluar duke e plagosur me dy plumba, një në kokë dhe një në shpatull. Klodian Rasha ka ndërruar jetë në spital ndërsa familja mohoi ekzistencën e një arme në dorën e tij.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment