Politike

“Nuk ka artist që s’i dhemb Teatri”, Rama në fjalët e princeshë Zaharias: Nuk është mëkat të kërkosh parametra europiane

Mes të tjerash ajo thekson se nuk është mëkat të kërkosh parametra dhe kapacitete europiane për një teatër dinjitoz kombëtar.
Featured image of article: “Nuk ka artist që s’i dhemb Teatri”, Rama në fjalët e princeshë Zaharias: Nuk është mëkat të kërkosh parametra europiane Elia Zaharia, Edi Rama

TIRANË– Mbrëmjen e sotme, kryeministri Edi Rama kaka zgjedhur të citojë Elia Zaharinë, vajzën e aktores së madhe Yllka Mujo, lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Në statusin në Facebook, Rama ka shkruar qëndrimin e aktores dhe princeshës Zaharia.

Mes të tjerash ajo thekson se nuk është mëkat të kërkosh parametra dhe kapacitete europiane për një teatër dinjitoz kombëtar.

Mesazhi i Ramës:

Elia Zaharia, vajza e aktores së madhe Yllka Mujo, është edhe ajo një aktore e talentuar e teatrit, që njësoj si shumica dërrmuese e komunitetit teatror, ka opinionin e arsyeshëm lidhur me të ardhmen e godinës së Teatrit Kombëtar

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

ELIA ZAHARIA:
Nuk mendoj se është mëkat të kërkosh parametra dhe kapacitete europiane për një teatër dinjitoz kombëtar. Nëse do qe e mundur të ndërtohet ky teatër i ri modern, dhe krahas tij të restaurohet apo rikonstruktohet ai ekzistues, kjo do të ishte një zgjidhje ideale dhe ne të gjithë do të ishim shumë të lumtur! Por sa reale është në kushtet e sotme kjo dëshirë e jona? A i përmbush godina e sotme këto parametra?

Këtë përgjigje ata që e njohin sadopak teatrin në brendi e dinë. Ata që e kanë parë vetëm nga fasada apo në televizor, i ftoj ta vizitojnë. Për një gjë i siguroj të gjithë ata që i kanë ndarë me dashje artistët në “me ne ose kundra nesh” – nuk ka asnjë artist që nuk e do apo nuk i dhëmb Teatri Kombëtar, përkundrazi! Të gjithë jemi teatri!

Rama ka zgjedhur që artistëve e aktivistëve që kërkojnë ruajtjen e godinës të mos u përgjigjet me fjalët e tij, por të artistëve të tjerë. Kryeministri ka sjell në vëmendje deklaratën e Raimonda Bulkut, Jusuf Vrionit të Leka Bungos, të cilët sipas tij kërkojnë një teatër të ri. Ndërkohë tek oborri i Teatrit vijon rezistenca, ku Aleanca nënshkroi dhe një marrëveshje me PD për ruajtjen e godinës ekzistuese. Nga ana tjetër Presidenti Ilir Meta dërgoi në Gjykatën Kushtetuese ligjin special që i hap rrugën shembjes së Teatri Kombëtar dhe atij Eksperimental.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në ““Nuk ka artist që s’i dhemb Teatri”, Rama në fjalët e princeshë Zaharias: Nuk është mëkat të kërkosh parametra europiane

  1. Princesse?
    Kush ja DHA titullin
    Mos na beni per te vjelle.

Shto Koment