Politike

“Nuk ka ardhur të bëj të fortin”, Majko jep zgjidhje për emigrantët e bllokuar në kufi: Do lejohen të vijnë në vend, por duhet të karantinohen

Majko tha se shqiptarët që janë në kufi do lejohen të hyjnë në vend, por nuk do lejohen qytetarë të tjerë.
Featured image of article: “Nuk ka ardhur të bëj të fortin”, Majko jep zgjidhje për emigrantët e bllokuar në kufi: Do lejohen të vijnë në vend, por duhet të karantinohen Pandeli Majko, ministri i Diasporës

TIRANË- Minsitri për Diasporën, Pandeli Majko ka folur sot për situatën me emigrantët e bllokuar në kufi. Majko ka qenë sot i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel dhe tha se shqiptarët që janë në kufi do lejohen të hyjnë në vend, por nuk do lejohen qytetarë të tjerë.

Çfarë po ndodh në Kapshticë?

Zgjidhjet që vijnë nga qeveria janë të konsultuara nga mjekët. Shqipëria sot është në karantinë, sot qytetarët nuk shkojnë në mort. Ne jemi në një emergjencë. Duket sikur qeveria është në qejf dhe do të lëndojë qytetarët. Sot që flasim do ketë liberalizm në vazhdim. Për ata persona që kanë hall të rëndësishëm, do lejohen të futen në Shqipëri.

Kanë tre ditë pa ngrënë, pa pirë janë në vështirësi?

Nuk kam ardhur të bëjë të fortin apo të egrin këtu. Por të gjithë të kuptojmë që jemi në një dramë epidemie dhe ekonomike. Këshilli i Koordinimit të Diasporës ka thënë se do u paguajnë dhe hotelin djhe shpenzimet e tjera të karantinës. Kjo është për vetëm ata 30 veta që janë në Kapshticë prej tre ditësh, se një grua apo burrë që rri për 3 ditë aty ka një hall.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po për të tjerët?

Nuk do ketë asnjë kalim të asnjë shqiptari. Nuk do hapen dyert për të gjithë. Por do mbyllet kjo histori.

Por kur një shqiptar ka një hall?

Duhet të flasin me ambasadën dhe konsullatën dhe nëse ata japin leje do vijnë në kufi.

(A.B. Dosja.al)

Një Koment në ““Nuk ka ardhur të bëj të fortin”, Majko jep zgjidhje për emigrantët e bllokuar në kufi: Do lejohen të vijnë në vend, por duhet të karantinohen

  1. Ik more idjot! Nuk ishe gjendje te kaloje nje provim por duhet te nderhynte mamaja bibliotekare ne universitet(?!) jo me te nje vend si Shqiperia me 1,000 probleme (!) ke qene edhe k/minister, pale(?!)

Shto Koment