Aktualitet

Nuk ka akoma PISTË zyrtare! Policia greke në ‘hall’ pas vrasjes së shqiptarit, pret DËSHMINË e gruas së viktimës, e vetmja që mund të rrëfejë çka ndodhur

E vetmja që mund të tregojë çfarë ka ndodhur është bashkëshortja e viktimës, dhe nëna e dy djemve të plagosur, e cila është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Featured image of article: Nuk ka akoma PISTË zyrtare! Policia greke në ‘hall’ pas vrasjes së shqiptarit, pret DËSHMINË e gruas së viktimës, e vetmja që mund të rrëfejë çka ndodhur Foto nga vendngjarja

GREQI– Zougla.gr ka publikuar detaje të tjera lidhur me vrasjen e shqiptarit në Greqi dhe plagosjes së dy djemve të tij. Sipas burimeve nga Policia greke, u bë me dije se ende nuk ka një pistë zyrtare hetimi, pasi asnjë prej të lënduarve dhe as viktima nuk kanë precedentë kriminalë. E vetmja që mund të tregojë çfarë ka ndodhur është bashkëshortja e viktimës, dhe nëna e dy djemve të plagosur, e cila është në gjendje të rëndë shëndetësore.

ARTIKULLI I PLOTË:

Ata i shpëtuan armës së ‘xhelatit’ të tyre por do të duhet që të japin shpjegime se përse ishin në shënjestrën e tyre. Të dy vëllezërit, të cilët u plagosën mbrëmjen e djeshme në Agios Sostis, janë ende në spital, ku edhe po mjekohen ndërsa babai i tyre, Edmond Llangozi, 54 vjeç, nuk ia doli t’u mbijetonte plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe ndërroi jetë në vend. Ndërsa djemtë e tij, të moshës 28 dhe 22 vjeç, kanë dëmtime në kokë dhe gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë. As viktima dhe as dy të rinjtë nuk kanë pasur precedentë penale të mëparshëm. Viktima 54-vjeçare punonte në një kompani tekstilesh. Ndërsa një nga djemtë e tij punonte në dyqan mishi. Ndërsa kamarierja 18-vjeçare e një dyqani aty pranë, e cila u plagos në vithe nga plumbat është jashtë rrezikut për jetën. “Nuk kemi të bëjmë me tre persona të përfshirë me botën e krimit, të cilët mund të kenë justifikuar përleshjen me armë zjarri. Kështu që hetimet tona, të paktën tani në fillim, nuk kanë një pistë kryesorem,”– thotë për zougla.gr një oficer policie që po heton lidhur me ngjarjen. Ndërkohë që prokurorët thuhet se posedojnë një video që ka regjistruar gjatë gjithë sulmin. Duke marrë në pyetje edhe dëshmitë e personave që kanë qënë në vendngjarje, efektivët e Policisë janë vënë pas makinës së autorëve. Në ditët në vijim, policia do të kërkojë gjithashtu një dëshmi më të hollësishme nga nëna e djemve dhe gruaja e viktimës, duke u përpjekur që të gjejë shkakun që fshihet pas përplasjes me armë zjarri. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mbrëmjen e djeshme mbeti i vdekur një shqiptar ndërsa u plagosën rëndë dy djemtë e tij.  Viktimë e plumbave mbeti Edmond Llangozi, ndërsa të plagosur janë dy djemtë Anxhelo dhe Mihali.

(k.m.dosja.al)

Shto Koment