Sociale

Nuk josh klientët e tij dhe as diskuton çmimet/ Njihuni me tregtarin nga Elbasani që ka pasion librat historikë e thriller

Albert Halili është me profesion mekanik, por për shumë vite tregton në një nga tregjet e Elbasanit. Si rrallë ndodh, tregtari 59 vjeçar nuk e ndan librin nga dora, një pasion që duhet i hershëm, por që tashmë është bërë i pandashëm.
Featured image of article: Nuk josh klientët e tij dhe as diskuton çmimet/ Njihuni me tregtarin nga Elbasani që ka pasion librat historikë e thriller Tregtari nga Elbasani

ELBASAN– Në Elbasan e njohin si tregtari me libër.

Teksa hyn në një nga tregjet e qytetit nuk mund mos të të bjerë në sy tregtari 59 vjeçar, që nuk josh klientët e tij dhe as diskuton çmimet. Ai duket krejtësisht i përfshirë në botën e tij të librit.

Albert Halili është me profesion mekanik, por për shumë vite tregton në një nga tregjet e Elbasanit. Si rrallë ndodh, tregtari 59 vjeçar nuk e ndan librin nga dora, një pasion që duhet i hershëm, por që tashmë është bërë i pandashëm.

Albertit i pëlqejnë librat historikë e thriller. Mes qindra faqeve ai vëren se si historia e njerëzimit përsëritet dhe fraza shkrimtarësh të mëdhenj shënjojnë jetën e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Teksa dëshirën për librin ua ka ngjizur edhe djemve të tij, Alberti jep një mesazh për rininë.

Dhjetëra e dhjetëra romane apo novela nuk e kanë bërë Albertin një tregtar më të mirë, por më siguri e kanë bërë një njeri më të mirë dhe më të ditur.

Marre nga: Top Channel

(A.B)/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment