Psikologji

Nuk jeni të lumtur? Ja testi 10 minutësh që do ju bëjë të ndiheni të motivuar!

Çdo mëngjes shumica e njerzve janë shumë të dembelizuar, ju mungon motivimi apo një arsye e fortë dhe e bukur për të ndalë nga shtëpia. Por ekziston një test që mund ta zhvilloni për 10 minuta, për t'iu kthyer lumturinë.
Featured image of article: Nuk jeni të lumtur? Ja testi 10 minutësh që do ju bëjë të ndiheni të motivuar! Foto ilustruese
Përditësuar:

TIRANË- Çdo njeri e ka të vështirë zgjimin në mëngjes për punë ose për shkollë. Çdo mëngjes shumica e njerzve janë shumë të dembelizuar, ju mungon motivimi apo një arsye e fortë dhe e bukur për të ndalë nga shtëpia. Por Dosja.al sot në këtë artikull do t’iu tregojë se vetëm me 6 hapa të thejshtë ju mund të rrisni mirëqënien tuaj, në pak minuta.

Edhe nëse nuk jeni diagnostikuar me një sëmundje mendore, streset e përditshme mund t’iu bëjnë të ndiheni të lodhur dhe pas dëshirë për të punuar.

Sandi Mann, një lektore në Universitetin e Lancashirit Qendror, ofron një zgjidhje. Duke u bazuar në përvojën e saj si psikologe klinike, ajo ka disa sugjerime që mund të ndihmojnë. Siç përshkruan në librin e saj, “Ten Minutes to Happiness”,(10 minuta për lumturinë) programi i saj merr formën e një rutine ditore, që duhet të plotësohet në gjashtë pjesë:

  1. Cilat përvoja, sado të zakonshme, ju japin kënaqësi?
  2. Çfarë vlerësimi dhe reagimi keni marrë?
  3. Cilat ishin momentet e fatit të mirë?
  4. Cilat ishin arritjet tuaja, sado të vogla?
  5. Çfarë ju bëri të ndiheni mirënjohës?
  6. Si e shprehni mirësinë?

Pjesa më e madhe e programit ndërtohet mbi një sasi të madhe të hulumtimeve shkencore që tregojnë se marrja e një kohe të shkurtër për të rivlerësuar ditën në këto mënyra mund të ndryshojë ngadalë mentalitetin tuaj në mënyrë që të gjeni më shumë lumturi në jetën tuaj. Kur ju ndiheni keq me anë të këtij programi duke i bërë pyetje vetes, sillni në vëmendje gjëra që ndoshta i kishit neglizhuar, por që ju ndihmojnë të dini se ku jeni, dhe ju bën të qartë me veten. Nëse dhe ju jeni në një gjendje të tillë Dosja.al ju sugjeron që ta praktikoni sepse vërtet do shikoni përmirësime.

Marrë dhe përkthyer nga BBC

A.C.Dosja.al

Shto Koment