Politike

“Nuk jeni më i ri”, gazetarja SFIDON Metën pas deklaratës së tij për të kaluar në krye të LSI-së: Hajde ngjisim Jezercën bashkë

VIDEO
Në konferencën për mediat, Meta u pyet nga gazetarja Ambrozia Meta nëse do ta bënte këtë gjë, duke mbajtur deklaratën e dhënë më herët për hapat e tij pas 24 korrikut, pasi sipas saj, Meta nuk është më i ri dhe nuk është në vitin 2004. 
Featured image of article: “Nuk jeni më i ri”, gazetarja SFIDON Metën pas deklaratës së tij për të kaluar në krye të LSI-së: Hajde ngjisim Jezercën bashkë Ilir Meta

TIRANË– Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar veten të fortë për të rinisur edhe njëherë betejën nga Lëvizja Socialiste për Integrim në Opozitë. Në konferencën për mediat, Meta u pyet nga gazetarja Ambrozia Meta nëse do ta bënte këtë gjë, duke mbajtur deklaratën e dhënë më herët për hapat e tij pas 24 korrikut, pasi sipas saj, Meta nuk është më i ri dhe nuk është në vitin 2004. Por, me bindje, Kreu i Shtetit e ftoi gazetaren që edhe ta shoqëronte në ngjitjen e malit të Korabit e Jezercës, e më pas u largua nga foltorja. 

Pjesë nga biseda:

Ambrozia Meta: Pas 24 korrikut i qëndroni planit për të marrë drejtimin e LSI-së sepse nuk jeni më i ri dhe nuk jemi në vitin 2004.

Ilir Meta: Unë ju ftoj të ktheheni në majën e Jezercës dhe në majën e Korabit. Faleminderit shumë. Do mbetemi në kontakt dhe në majat tona më të larta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al


LAJM KRYESOR: U shkarkua me 104 vota, flet Meta: Shfaqje e parlamentit monist, deputetët morën para për të votuar! Në fushatë më përfshiu Rama kur prezantoi kandidatët

(f.m/dosja.al)

Shto Koment